Interi u mposht të martën 1-3 në Milano nga Arsenali, me "Topçinjtë" që kanë siguruar vendin e parë në fazën e ligës së Champions League dhe një biletë për në fazën e 1/8-ave. Për Interin kjo ishte humbja e tretë radhazi në këtë kompeticion dhe zikaltërit kanë dalë nga zona e tetë skuadrave më të mira.
Me vetëm një raund të mbetur dhe me shumë pikëpyetje, tanimë Interi nuk e ka më fatin në këmbët e veta edhe nëse fiton ndeshjen e fundit kundër Dortmundit në Gjermani.
Pas ndeshjes, trajneri rumun i Interit, Cristian Chivu vlerësoi rivalët dhe tha se Arsenali ka shumë cilësi. Sipas tij Interi mund të kishte marrë diçka më shumë në sfidat e tjera të humbura kundër Liverpoolit dhe Atletico Madridit, por jo mbrëmë kundër Arsenalit.
"Ata ishin më të fortë në aspektin e shpejtësisë, intensitetit dhe leximit të menjëhershëm të lojës", tha trajneri i Interit me admirim të sinqertë për kundërshtarët.
"Ne nuk u përpoqëm sa duhet, në pjesën e parë patëm shanset tona. Nëse do të kishim sjellë diçka më shumë mund ta kishim bërë kundër Liverpoolit dhe Atleticos, nuk mundëm sonte (dje), nuk ishte e mundur, edhe nëse jemi përmirësuar ndërkohë. Ato ndeshje do të kishin përfunduar ndryshe, por jo kjo.
Ata më impresionuan me cilësinë e tyre teknike, qartësinë dhe mendimin e shpejtë. Dhe agresionin e tyre kurrë të çorganizuar. Ne ishim në gjendje të kundërsulmonim në disa raste, hymë në zonën e tyre të penalltisë, por për sa i përket cilësisë kolektive, Arsenali është në krye.
Ata janë superiorë dhe le të mos e konsiderojmë fare se sa shpenzuan për të arritur atje. Nuk është rastësi që ata janë në krye të Premier League. Ne nuk jemi në atë nivel në Itali. Duke thënë këtë, e di që lojtarët e mi dhanë gjithçka", përfundoi Chivu.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 20:34
15 vite nga ‘21 janari’, kush mendoni se urdhëroi për të qëlluar qytetarët?
-
Garda
7.4%
-
Sali Berisha
84.8%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’! Man. City ‘ngrin’ në Bodo, dështon PSG e Napoli! Reali gjashtë gola Monacos
20 Janar, 22:58
-
Proda mirëpret Kuestorin e Romës: Policia e Shtetit e vendosur të bashkëpunojë me partnerët italianë dhe ndërkombëtarë
20 Janar, 14:54
-
Lajme pozitive për kombëtaren e Shqipërisë, Gjimshiti rikuperohet dhe i bashkohet Atalantës
20 Janar, 14:17
-
Shkatërrohet organizata e drogës në Itali, 8 shqiptarë të arrestuar!
20 Janar, 12:20
-
Ski/ Garë për t'u harruar, Lara Colturi përfundon e 20-ta në Slalomin Gjigant të Italisë! Julia Scheib dominon podiumin
20 Janar, 12:00
-
Balla në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme: Marrëveshja Shqipëri-Itali forcon partneritetin strategjik dhe mbështet fuqishëm diasporën shqiptare
20 Janar, 11:57
-
Champions League rikthehet pas 40 ditëve pushim, sot Inter - Arsenal dhe Sporting - PSG! Në fushë Real Madridi, Man. City e Napoli
20 Janar, 10:51
-
GOLAT/ Como në garë për zonën Champions, mposht Lazion në 'Olimpico'! Cremonese dhe Verona barazim të bardhë në Serie A
20 Janar, 10:00
-
Skuadër surprizë pas Kristjan Asllanit, mesfushori i kombëtares shqiptare përfundon në Turqi
20 Janar, 09:13
-
Legjionarët/ Lecce rinovon me Ramadanin deri në vitin 2027, Kristjan Asllani jashtë planeve të Torinos
19 Janar, 14:24
-
Cristiano Ronaldo 'fiton 2-0' kundër Juventusit, gjykata në Torino: Futbollisti s'ka pse i kthen 9.8 milionë euro klubit
19 Janar, 12:50
-
GOLAT/ Milani fiton kundër Lecces dhe ndjek kryesuesit e Interit, Roma parakalon Juven në Serie A! Fiorentina tri pikë për presidentin e ndjerë
19 Janar, 09:59