Dështoi në luftën ndaj korrupsionit, Këshilli Gjyqësor i Bullgarisë shkarkon kryeprokurorin

Dështoi në luftën ndaj korrupsionit, Këshilli Gjyqësor i Bullgarisë shkarkon kryeprokurorin

Prokurori i përgjithshëm bullgar Ivan Geshev

Bullgaria ka ndërmarrë hapa për largimin e kryeprokurorit Ivan Geshev nga posti i tij përpara përfundimit të mandatit të tij shtatëvjeçar, për shkak të pakënaqësisë në rritje nga brenda dhe jashtë vendit lidhur me dështimin e tij për të trajtuar korrupsionin e përhapur në vend.

Më 12 qershor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë votoi për shkarkimin e Geshev pas një periudhe intrigash politike, duke përfshirë një incident të supozuar me bombë që synonte prokurorin.

Shkarkimi kërkon miratimin nga presidenti Rumen Radev për t'u zbatuar zyrtarisht.

Ky vendim i këshillit vjen menjëherë pas formimit të një qeverie të re koalicioni në Bullgari, e cila i dha përparësi largimit të Geshev, një figurë politike me shumë ndikim në vend.

Menjëherë pas vendimit të këshillit, Ivan Geshev, 52 vjeç, kritikoi ashpër rezultatin dhe bëri përgjegjës ish-kryeministrin Bojko Borisov dhe manjatin me ndikim të biznesit Delyan Peevski për shkarkimin e tij.

Geshev ishte parë si një i emëruar besnik i Borisovit dhe Peevskit, të cilët së bashku kanë dominuar politikën bullgare për pjesën më të madhe të 14 viteve të fundit. Por Borisov kohët e fundit mbështeti thirrjet për shkarkimin e Geshev pasi partia e tij GERB kërkonte të formonte një qeveri koalicionin me partinë Bullgaria Demokratike.

Geshev u zgjodh në fund të vitit 2019 për një mandat shtatëvjeçar nga këshilli prej 25 anëtarësh, që besohet të jetë nën kontrollin e Borisov dhe Peevskit.

Pas zgjedhjes së tij, aktivistët shprehën menjëherë zemërimin, duke akuzuar Geshev për kryerjen e hetimeve të motivuara politikisht gjatë mandatit të tij si prokuror special kundër korrupsionit.

Veprimet e Geshev tërhoqën vëmendjen e Senatit të Shteteve të Bashkuara, i cili kritikoi në mënyrë të pazakontë zyrën e tij për dështimin në luftim korrupsionin, duke shënuar një qortim të konsiderueshëm për një shtet anëtar të NATO-s.

Në shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Britania vendosën sanksione ndaj disa individëve bullgarë të përfshirë në korrupsion, një lëvizje që disa ekspertë e interpretuan si një manifestim të zhgënjimit në rritje në Uashington dhe Londër mbi paaftësinë e Geshev për të luftuar efektivisht figurat me ndikim të përfshirë në praktika korruptive.

Bullgaria renditet dobët për sa i përket perceptimit të korrupsionit brenda Bashkimit Evropian, sipas Transparency International.

Nën presionin në rritje, Geshev pretendoi në maj se ai kishte qenë objektiv i një sulmi me bombë në anë të rrugës, megjithëse kritikët argumentuan se ai ishte organizuar vetë atë atentat, për të forcuar imazhin e tij.

Presidenti Radev nuk ka specifikuar se kur do ta miratojë shkarkimin e Geshevit, pasi nuk ka një afat të caktuar. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni