Dështojnë negociatat, oferta që
Basha refuzoi dhe prapaskenatRama, dy gishtat protestuesve të PD te çadraVIDEO

Dështojnë negociatat, oferta që<br />Basha refuzoi dhe prapaskenatRama, dy gishtat protestuesve të PD te çadraVIDEO
​Dështon misioni i negociatorëve të BE-së për zgjidhjen e krizës politike.
 
Negociatat dështuan, pasi kryetari i opozitës nuk pranoi draftin e propozuar nga McAllister dhe Fleckenstein.
 
Në tryezën u propozua dhe u pranua nga mazhoranca shtyrja e zgjedhjeve për një muaj dhe disa ndërhyrje në qeveri për të vendosur ministra teknikë, me kushtin që gjithçka të fillojë nga Vetingu!
 
Por nga ana tjetër, kryedemokrati Basha ka insistuar për qeveri teknike dhe kryeministër teknik.

Shtyrje zgjedhjesh dhe disa ministra teknikë
Përtej paktit me 12 pika, mësohet se gjatë negociatave është propozuar shtyrja e zgjedhjeve dhe vendosja e disa ministrave teknikë, për të përmbushur deri diku kushtin kryesor të opozitës.
 
Burime pranë takimit, bënë të ditur se propozimin për shtyrjen e zgjedhjeve për një muaj dhe për disa ndërhyrje në qeveri për të vendosur ministra teknikë, Ilir Meta e ka pranuar plotësisht.
 
Ndërsa Edi Rama as e ka pranuar as e ka refuzuar, por ka nënvizuar se është gati ta diskutojë një shtyrje të arsyeshme brenda kufirit të lejuar nga Kodi Zgjedhor, (dmth 30 qershor), me kushtin që gjithçka të fillojë nga Vetingu, i cili më parë duhet të votohet nga opozita në Kuvend.
 
Rama pothuajse ka pranuar çdo propozim, me kushtin që të votohet Vetingu.
 
4 institucione për PD
Kryetarit të opozitës i është ofruar një pjesë e rëndësishme e pushtetit.
 
Shqiptarja.com ka mësuar se, mazhoranca ka pranuar t’i ofrojë Partisë Demokratike katër institucione të rëndësishme: President konsensual, Avokatin e Popullit, Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
 
Sipas burimeve, pakti që i është ofruar Lulzim Bashës parashikon që, Partia Demokratike të propozojë Avokatin e ri të Popullit, kryetarin e ardhshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit si dhe kryetari e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pra shumicën në KQZ.
 
Po ashtu, oferta parashikon zgjedhjen e një presidenti që do të ketë dakordësinë e plotë të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, opozita duhet të votojë ngritjen e institucioneve të Vetingut.
 
Garancitë e tjera për PD
Oferta për partinë më të madhe në opozitë ndahet në dy pjesë: Në drejtimin e disa institucioneve të rëndësishme si dhe në disa garanci shtesë për zgjedhjet e 18 Qershorit.
 
Paketa e garancive për zgjedhjet, përpos drejtimit të KQZ nga opozita, përfshin ndryshime në Kodin Penal për të ashpërsuar dënimin për të gjitha krimet zgjedhore.
 
Masa e rritjes së dënimit për shit-blerjen e votës është lënë në dorë të PD. Po ashtu, drafti i Brukselit parashikon ndryshimin e krerëve të Policisë së Shtetit, për të fituar besimin e opozitës dhe intensifikuar luftën kundër drogës.
 
Edhe kjo pikë duket se është pranuar nga mazhoranca. Vetëm pak para nisjes së negociatave u shkarkua Drejtori i Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit.
 
Rama pranoi draftin e Brukselit
Kryeministri Edi Rama mësohet se ka pranuar 12 pikat e draftit të Zëvendëspresidentit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) David McAllister dhe raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, për zgjidhjen e krizës.
 
Shefi i qeverisë ka pranuar draftin, duket e zhvendosur presionin ndërkombëtar në anën e Lulzim Bashës. Kryeministri Rama ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë të opozitës në raport me zgjedhjet, duke përjashtuar vetëm opsionet e krijimit të qeverisë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve.
 
Oferta për Bashën
Vendosjen e disa ministrave teknikë
Shtyrja e zgjedhjeve brenda një kufiri të lejuar 
President konsensual
Drejtimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit
Drejtimi i Avokatit të Popullit
Drejtimi i Komisionit të Qendror të Zgjedhjeve.
Ndryshimi i krerëve të policisë
Ndryshimi i Kodit Penal për rritjen e dënimit për krimet zgjedhore 

Kushtet e Lulzim Bashës
Kryeministër teknik
Votim elektronik

BE: PS-LSI pranuan ofertën tonë, PD e refuzoi
Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë ka zbardhur negociatave e zhvilluara nga dy të dërguarit e Brukselit, David McAllister dhe Knut Fleckenstein me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës.

Në një deklaratë të shpërdarë për mediat, thuhet se palët patën një diskutim të mirë, ndërsa thekson se krahas pikave për t'i garantuar besimin e zgjedhjeve opozitës, negociatorët kanë propozuar edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve si dhe disa ndryshime në strukturat qeveritare. 

BE thekson se drafti është pranuar nga maxhoranca, ndërsa bën me dije se opozita ka insistuar për një kryeministër dhe qeveri teknike. 

"Kryetari i komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, David McAllister dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u takuan me  maxhorancën dhe opozitën, ku patën një diskutim të mirë.

Të dy deputetët paraqitën propozime për gjetjen e zgjidhjeve e cila përfshinte dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik.
 
Ata gjithashtu propozuan ide për datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturën qeveritare për të ndërtuar besim afatgjatë në sistem.
 
Nga ana e shumicës, kishte marrëveshje mbi pikat e propozuara, me kushtin që opozita të shkojë dhe të votojë Vettingun në Kuvend.
 
Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një Kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme"
, thuhet në deklaratën e zyrës së delegacionit të BE në Tiranë. 

Ndërkohë, burime pranë takimit, bëjnë të ditur se propozimin për shtyrjen e zgjedhjeve për një muaj dhe disa ndërhyrje në qeveri për të vendosur ministra teknikë, Ilir Meta e ka pranuar plotësisht.

Ndërsa Edi Rama as e ka pranuar as e ka refuzuar, por ka nënvizuar se është gati ta diskutojë një shtyrje të arsyeshme brenda kufirit të lejuar nga Kodi Zgjedhor, (dmth 30 qershor), me kushtin që gjithçka të fillojë nga Vettingu, i cili më parë duhet të votohet nga opozita në Kuvend. 
mcallister te meta
(McAllister dhe Fleckenstein duke hyrë në Kryesinë e Kuvendit)
rama te meta
(Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla te Kryesia e Kuvendit)



Zhvillimet minutë pas minute nga negociatat 

Ora 22:30 Rama vizitë në zyrën e Vlahutin
Pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e ngërçit politik, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në zyrën e ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin. 

Ora 22:10 Dështojnë negociatat, zyrtarët e BE largohen pa rezultat
Kanë dështuar negociatat e Bashkimit Europian për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. 

Dy zyrtarët gjermanë David McAllister dhe Knut Fleckenstein nuk arritën të bindnin mazhorancën dhe opozitën për t'iu rikthyer dialogut, duke bërë që të largohen nga Shqipëria pa rezultat.

Burime për Shqiptarja.com bënë të ditur se dy negociatorët do të largohen nga Tirana në orën 06:00 të mëngjesit të mërkurës. 

Ora 21:50 Fleckenstein-McAllister: S'ka më negociata
Ndërkombëtarët nuk do të negociojnë më krizën politike në vend.

Kjo është bërë e qartë mbrëmjen e sotme nga ana e Knut Fleckenstein. “Nuk do të ketë me negociata mes palëve”, ka thënë ai.

Ndërsa McAllister ka thënë se BE mbështet Shqipërinë, ndërkohë që politikanët shqiptarë po përballen me sfida të mëdha.

"Shqipëria është vend i madh me njerëz të mirë. Njoh shumë njerëz që e mbështesin Shqipërinë. Politikanët në Shqipëri po përballen me sfida të mëdha", u shpreh zv/presidenti i PPE, David McAllister. 

Ora 21:40  Negociatat, BE: McAllister propozoi shtyrjen e zgjedhjeve
​Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas negociatave të zhvilluara dy të dërguarit 
 
Në deklaratën e BE thuhet se palët patën një diskutim të mirë, ndërsa thekson se krahas pikave për t'i garantuar besimin e zgjedhjeve opozitës, negociatorët kanë propozuar edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve si dhe disa ndryshime në strukturat qeveritare. 

"Kryetari i komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, David McAllister dhe raporti i PE për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, u takuan me 
maxhorancën dhe opozitën, ku patën një diskutim të mirë.

Të dy deputetët paraqitën propozime për gjetjen e zgjidhjeve e cila përfshinte dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve,  masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik.
 
Ata gjithashtu propozuan ide për shtyrjen e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem.
 
Nga ana e shumicës, kishte marrëveshje mbi pikat e propozuara në mënyrë që opozita të shkojë dhe të votojë Vettingun në Kuvend.
 
Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një Kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme
", thuhet në deklaratën e zyrës së delegacionit të BE në Tiranë. 
 
deklarata e negociatoreve

Ora 21:15 Negociatorët darkë te vila Padam, i bashkohet Rama e Meta
Negociatorët e BE për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri, David McAllister dhe Knut Fleckenstein po darkojnë te vila "Padam", në Tiranë. 

Darkës së zyrtarëve gjermanë i janë bashkuar edhe kryeministri Edi Rama e kreu i Kuvendit, Ilir Meta. 

Në këtë darkë mbarrin pjesë edhe ambasadori i SHBA Donald Lu si dhe ajo e BE, Romana Vlahutin. 

negociatoret te padam

negociatoret te padam

negociatoret darke

negociatoret darke

negociatoret darke

Ora 20:40 Basha shkon te Berisha pas takimeve me negociatorët
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka mbërritur në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ndodhet vetëm pak metra larg Pallatit të Kongreseve, ku u zhvilluan negociatat për zgjidhjen e ngërçit politik.

Basha ka qëndruar në zyrën e Berishës për disa minuta, ku mësohet se fokusi i bisedës kanë qenë bisedimet me eurodeputetët gjermanë. 
makina e bashes
(Automjeti i Bashës pranë zyrës së Berishës)

Mësohet se Basha po informon Berishën për bisedimet e zhvilluara me zyrtarët gjermanë David McAllister dhe Knut Fleckenstein, të cilët iu ofruan palëve një dokument të aprovuar nga SHBA e BE me 12 pika.
 
Basha u largua nga takimi me zv/presidentin e PPE pas 20 minutash, ndërsa u bë e ditur se shkak ishte mospërfshirja e kërkesës së qeverisë teknike në draftin e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.

Dokumenti parashikonte disa lëshime për opozitën si drejtimi i KQZ-së, ndryshimet në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit si dhe forcimin e penaliteteve në Kodin Penal, deri në dënim me burg, për rastet e shitblerjes së votave, por që nuk është pranuar nga opozita. 

Ora 20:30 Rama takim me Metën në orën 22:00 
Kryeministri Edi Rama do të mbërrijë sërish në Kryesinë e Kuvendit, për të tretën herë sot, ku do të takojë sërish kreun e Kuvendit, Ilir Meta. 

Ky takim pritet t'i shërbejë konkretizimit të qëndrimeve nga dy krerët e mazhorancës lidhur me negociatat e zhvilluara nga eurodeputetët McAllister dhe Fleckenstein. 

Ora 20:20 McAllister dhe Fleckenstein dalje për mediat në 23:30
Dy negociatorët e BE, David McAllister dhe Knut Fleckenstein pritet të dalin në një konferencë për mediat në orën 23:30. 

Dalja për mediat e zyrtarëve gjermanë do të shënojë rezymenë e takimeve me krerët e politikës pasditen e kësaj të marte dhe njëherazi edhe rezultatetet e negociatave. 

Pritet që kontaktet me përfaqësuesit e politikës të jenë intensive gjatë tre orëve të mbetura.   

Ora 20:10 Balla takon Metën në Kryesinë e Kuvendit
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. 

Takimi vjen pas dështimit të negociatave në Pallatin e Kongreseve me negociatorët e BE David McAllister dhe Knut Fleckenstein. 



Ora 19:55 Tre nga 12 pikat e draftit: KQZ t'i lihet opozitës
Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës iu është vënë në tryezë nga negociatorët gjermanë, një paketë me 12 pika për zgjidhjen e ngërçit politik. Drafti i propozuar nga BE, OSBE dhe ambasada e SHBA, i është dorëzuar të dyja palëve këtë të martë.

Shqiptarja.com ka zbardhur tre prej tyre, ku pika më e rëndësishme duket se është ajo për t'i lënë opozitës Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Një tjetër pikë e rëndësishme e propozuar nga negociatorët janë ndryshimet në strukturën e policisë së shtetit për t'i dhënë besim opozitës në procesin zgjedhor. 

Ndërsa propozimi i tretë lidhet me forcimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal për shitblerjen e votës. 

Drafti nuk përban kërkesën e PD për qeveri teknike dhe as shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Partia Demokratike nuk është prononcuar zyrtarisht për këto propozime, por përmes një reagimi për mediat tha se "nuk do të tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike", duke lënë të kuptohet se drafti është refuzuar nga kryedemokrati Basha.   



Ora 19: 52 Ilir Meta: Nuk kam asnjë koment
Sikurse kryeministri Edi Rama edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk pranoi të komentojë takimin me negociatorët dhe as nuk dha detaje nëse negociatat do të japin rezultat. "Nuk kam asnjë koment", tha Meta. 

Ora 19:50 Rama dhe Meta dalin nga takimi me Fleckenstein
Ka përfunduar pas 40 minutash takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës me negociatorin Knut Fleckenstein.



Ora 19:45 PD: Nuk tërhiqemi nga qeveria teknike
Paria Demokratike paralajmëron se nuk do të tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike. 

Qëndrimi i PD vjen pas takimeve të kryemokratit Basha me negociatorët David McAllister dhe Knut Fleckenstein. 

"PD nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike. Kjo kërkesë mbetet e pakundërshtueshme dhe e pandryshueshme", thuhet në deklaratën e PD. 

Ora 19:35 Basha del nga takimi me David McAllister
Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetët Gerti Bogdani e Oerd Bylykbashi kanë dalë nga takimi me zv/presidentin e PPE, David McAllister. Takimi ka zgjatur jo më shumë se 20 minuta. 

Basha u shpreh në një prononcim të shkurtër për mediat se negociatat ende nuk kanë nisur. 

"Nuk kanë nisur negociatat. Jemi në proces të takimeve dhe ndërmjetësimeve me të dërguarit e BE", u shpreh Basha. 

Ndërkohë Bogdani dhe Bylykbashi theksuan se opozita i parashtroi negociatorëve kërkesat e tyre dhe mbeten në pritje të një përgjigje nga ana e tyre. 

Ora 19:20 Detaje/Dokumenti i BE s'përmend "qeverinë teknike"
Zbardhen të tjera detaje nga drafti i ndërkombëtarëve për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
 
Dokumenti i dy negociatorëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein nuk përmend asnjë prej kërkesave të opozitës për qeveri teknike apo shtyrje të datës së zgjedhjeve.
 
Mësohet se dy eurodeputetët gjermanë, i djathti McAllister dhe i majti Fleckenstein kanë propozuar një formulë të dakordësuar nga Brukseli.

Nëse ky dokument do të pranohet nga opozita, pasi mazhoranca ka shprehur tashmë miratimin e saj, do të çonte në dhënien fund të kësaj situate politike konfliktuale. 

Ora 19:15 Mbërrin në Pallatin e Kongreseve kryetari i PD, Basha

Ora 19:08 Në negociata edhe Lu e Vlahutin
Pjesë e negociatave për zgjidhjen e ngërçit politik do të jetë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu si dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin. 

Lu dhe Vlahutin kanë mbërritur në këto momente në ambientet e Pallatit të Kongreseve. 

Ora 19:05 Edi Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve
Kreu i qeverisë Edi Rama do takojë në Pallatin e Kongreseve negociatorin e majtë Knut Fleckenstein. 
rama ruci balla
Ora 19:00 Bylykbashi dhe Bogdani në Pallatin e Kongreseve, pritet Basha
Deputetët e PD, Oerd Bylykbashi dhe Gerti Bogdani kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku së bashku me Lulzim Bashën do të takojnë negociatorin e BE, David McAllister. 
basha bylykbashi
Ora 18:55 Negociatorët e BE takime të veçuara me Ramën, Metën e Bashën
Dy negociatorët e BE, David McAllister dhe Knut Fleckenstein do të zhvillojnë takime të veçuara me kryetarin e PD, Luizim Basha dhe kryeministrin Edi Rama rreth orës 19:00 të kësaj të marte. 

Qëllimi i këtyre takimeve është në funksion të uljes së Ramës dhe Bashës në një tryezë të përbashkët në Pallatin e Kongreseve brenda pak minutave nëse do të ketë dakordësi. 

Dhe jo më kot, dy zyrtarët e lartë gjermanë, zv/presidenti i partive të djathta dhe eurodeputeti i të majtës gjermane, kanë zgjedhur të negociojnë respektivisht sipas krahëve politik, McAllister me Bashën dhe Fleckenstein me Ramën. Në takimin e kreut të qeverisë me Fleckenstein do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit dhe njëherazi i LSI, Ilir Meta. 

Ky është takimi i dytë pas atij të zhvilluar më herët kur dy negociatorët takuan në kryesinë e Kuvendit Ramën dhe Metën e më pas edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha në selinë blu.

Ora 18:20 Braçe: Pranuam dokumentin e McAllister, PD të votojë Vettingun
Deputeti socialist, Erion Braçe, u shpreh në emisionin "45 minuta" në Report Tv se mazhoranca ka pranuar dokumentin e negociatorëve të BE, David McAllister dhe Knut Fleckenstein për zgjidhjen e ngërçit politik.
 
Braçe tha se kushti i vetëm i maxhorancës është që opozita të votojë ligjin e Vettingut në Kuvend.
 
"Mazhoranca ka pranuar dokumentin e ndërkombëtarëve, mjafton të votojë Vettingun.
 
Çdo garanci për opozitën në tryezën me ne. Për ne është një dokument i pranueshëm që opozita të hyjë në procesin zgjedhor të marrë pjesë qetësisht në zgjedhje.
 
PS nuk ka prekur asnjëherë zgjedhjet nga '91 e këtej, politike apo referendare. Ne kemi humbur mandate deputetësh dhe për një votë edhe për 5 vota, kemi pasur mundësi edhe të manipulojmë, por s'e kemi bërë.
 
Opozita ka kërkuar këto, ndërkombëtarët i kanë gjykuar dhe ne jemi të gatshëm që t'i pranojmë
",  u shpreh Braçe.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik