Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë

Dështojnë pas disa muajsh përpjekjet e Ilirjan Celibashit për të bindur opozitën të zhvilluar votim dhe numërim elektronik në qarkun më të madh të vendit, Tiranën, që nxjerr 37 deputetë.

Negociatat e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk ishin të suksesshme dhe PD nuk pranoi që votimi elektronik të shtrihej në nivelin e një qarku. Demokratët nuk u bindën pavarësisht garancive të KQZ-së se gjatë zgjedhjeve të shkuara përveçse disa sjelljeve të parregullta të operatorëve që ndihmuan zgjedhësit, nuk kishte ndodhur asnjë manipulim me makineritë.

Në fillim, Celibashi propozoi që elektronika të shtrihej në 5 qarqet më të mëdha të vendit, por zvarritja e konsensusit nga palët, e bëri këtë të pamundur.

Në fund, KQZ pyeti partitë se ku e donin votimin elektronik, teksa vetë propozoi qarqet Durrës dhe Elbasan. PS, dhe një pjesë e opozitës, si LZHK, kërkuan që nëse do të votohej në këtë formë, duhet të bëhej së pari në qarkun Tiranë. Por PD, duke treguar se kishte shqetësime nga numërimi elektronik në të shkuarën, nuk dha dakordësi për asnjë qark.

Burime për Report TV, sqarojnë se në këto kushte, KQZ do të vendosë të mos e bëjë votimin elektronik në asnjë zonë zgjedhore, pra një qark të plotë. Megjithëkëtë, procesi si projekt pilot, ose testimi, do të vazhdojë në qarkun Tiranë. Por, testimi nuk do të bëhet në nivel qarku, as bashkie, e as njësie administrative. Disa qendra votimi do të përzgjidhen në mënyrë të shpërndarë në mbarë Tiranën, në mënyrë që më shumë zgjedhës të testojnë dhe mësojnë këtë formë votimi.

Votimi dhe numërimi elektronik u provua për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2021, në njësinë 10 në kryeqytet. Ndërsa në vitin 2023, u zgjerua në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Pavarësisht se këto makineri janë të shtrenjta, ato mund të prodhojnë rezultat brenda një orë nga mbyllja e votimit, duke shmangur orë e ditë të tëra numërimi, që hera herës prodhonin konflikte.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 10/01/2025 17:30

    Per vota elektronike do jete 20 veta dhe 100 veta 1 alfred moisiu 2 zef brozi 3 hashim thaci 4 genc caka 5 besa shahini 6 azgan hakla 7 djali ramiz alis 8 lega zogu 9 kryeziu 10 djali piro dobiba 11 ismail qemali 12zdjali ibrahim rogava 13 jajaga 14

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria shqiptare dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 66 mln lekë, shpërndahen edhe 355 pajisje elektro-shtëpiake

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria shqiptare dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 66 mln lekë, shpërndahen edhe 355 pajisje elektro-shtëpiake