Dështon grushti i shtetit në Etiopi, vriten katër ushtarë, mes tyre Shefi i Shtabit të Ushtrisë

Dështon grushti i shtetit në Etiopi, vriten katër ushtarë, mes tyre Shefi i Shtabit të Ushtrisë

Etiopia është përfshirë nga një grusht shtetit për të rrëzuar qeverinë por që ka dështuar. Kjo kryengritje kishte edhe pasoja në jetë, ku viktimë mbetën 4 persona mes tyre shefin e Shtabit të Ushtrisë së Etiopisë dhe kreun e një rajoni të rëndësishëm. Ky konfirmim ka ardhur nga vetë zyra e kryeministrit Abiy Ahmed.

Incidenti me pasojë deri në përdorimin e ushtrisë nisi që të shtunën në Bahir Dar, kryeqyteti i Amhara, ku presidenti i rajonit Ambachew Mekonnen dhe këshilltari i qeverisë rajonale të Amhara Ezez Wassie u vranë nga të shtëna me armë.

Nga sulmet me armë bëhet e ditur se ka pësuar lëndime edhe Prokurori i Përgjithshëm Rajonal, Migbaru Kebede, ndërsa në kryeqytetin e vendit Addis Abeba, Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Seare Mekonnen, si dhe gjenerali në pension Gezai Abera u vranë në shtëpinë e Seare nga truproja e tij, thuhet në deklaratë.Sipas raportimeve, vrasja e Seare erdhi teksa ishte duke koordinuar një përgjigje ndaj sulmit në Amhara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë