Dështon protesta e mbështetësve të Berishës, Basha takim me demokratët në Kurbin: Ata që duan të përçajnë PD, u themi ndal ose jashtë

Traditën e pritjes së kryedemokratit me protesta, mbështetësit e Sali Berishës nuk e vijuan dot në Kurbin, aty ku Lulzim Basha mbajti takimin e radhës me demokratët. Por ndonëse protesta nuk u zhvillua për shkak të pjesëmarrjes së ulët, incidentet nuk munguan. 

Një mbështetës i Sali Berishës ofendoi Bashën ç'ka ngjalli indinjatën e simpatizantëve të kryetarit të PD që tentuan ta largonin. E menjëhershme ishte ndërhyrja e policisë së shtetit, e cila shoqëroi personin që tentoi të prishte takimin e Bashës.

Me tone të ashpra, kreu i PD i kujtoi Sali Berishës se e ka kaluar vijën e kuqe, ndërsa një ultimatum u dha atyre që e ndjekin ish kryeministrin në rrugën e shkatërrimit të partisë.

"Ata që duan ta përçajnë PD-në e bëjnë për hesap të Edi Ramës, atyre u themi ndal ose jashtë. Një grusht njerëzish janë këta, që i kanë bërë llogaritë gjithmonë për xhepat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër, që përhumbet pas imazheve të së kaluarës dhe ndalet përpara njerëzve sikur me qenë ikona, dhe me gabime shumë të mëdha, që mund të kushtonin edhe jetë demokratësh me një gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe, që është dhuna, që kur kalohet ka dy rrugë; ose e lëmë të na shkatërrojë ose të marrë vendimet sikur i mori PD-ja. Shumica tjetër e diferencuar, edhe në 8 janar, edhe në oborr ishin diferencuar, ata kanë akoma mundësi t’i thërrasin mendjes dhe arsyes. Na lë të vazhdojmë përpara. Kulti i individit e ka marrë Shqipërinë goxha në qafë”, tha Basha.

Ai theksoi edhe njëherë se ndërkombëtarët e kanë dhënë qartë mbështetjen e tyre ndaj PD së.

 “Mesazhet e aleateve nuk kane nevoje për përkthim, as për rrotullim, as për filxhan, duan qe shqiptaret te zgjedhin te ardhmen.”

Turin e takimeve me bazën, të nisur në ditën e fundit të 2021, pas Dibrës, fierit e Kurbinit, Basha pritet ta ndalë në fundjavë në Durrës, aty ku shumë shpejt e pret një garë elektorale.

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Mbështetësit e Berishës e kërcënojnë me jetë, video kur Basha zbret në terren me masa shtesë sigurie, fuoristrada e tij me fenelina! Policia për Report Tv: I ka pa leje, makinat s'janë të Gardës

Lulzim Basha ka shtuar masat e sigurisë gjatë takimeve të tij që po zhvillon me bazën në qytete të ndryshme. Teksa mbështetësit e Berishës sa vijnë dhe shtojnë dozën e kërcënimeve ndaj tij, ku u kërkojnë demokratëve ta rrahin dhe ta helmojnë, kryedemokrati ka shtuar masat e sigurisë, ku në takimet që zhvillon ka një prezencë më të lartë të efektivëve të policisë, ndërsa Range Rover me të cilin udhëton është i pajisur me fenelina policie.

Ndërsa edhe eskorta e tij lëviz me xhama të blinduar. Duket se Basha i ka marrë seriozisht kërcënimet që mund t'i vijnë nga babai i tij politik Sali Berisha, të cilin e përjashtoi nga Partia Demokratike që e kishte themeluar.

Për përdorimin e fenelinave të policisë nga Basha, ka reaguar për Report Tv edhe policia, ku tha fenelinat janë pa leje pasi fuoristradat nuk janë të gardës.

Lulzim Basha ishte sot në një takim me demokratët në Kurbin, ku ndryshe nga takimet e tjera nuk u prit me protesta nga mbështetësit e Sali Berishës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kurbin: 21/01/2022 00:43

    lul basha turp te kesh nga kush pritet per hy ne kurbin ''""" prej ne hyrje te kufirit kurbinit Ne komomples europa te Bahet pritjA NGA makinat dhe banda Ervis martinaj """" ne moment qe zbret nga makina para hyrjes te bahet pritja nga TAN bushi """nje njeri qe ka punu me femna ne itali dhe drog"" dhe tani merret me fajde e shet kokain me copa ne lac''' dhe mas hyrjes ne pallat kultures man fjalim dhe ne krahun e djatht ke ARDJAN pirolin '' Hajdut shpiash ne itali spanj zvicer e grabitje vilash """ diku dy vene me matan ne krahun e djatht ke FRED dacin---- ish hajdut vilash itali spanj dhe trafik kokaine spnj itali--holland itali-- dy rresht para teje ish drejtori arsimit PASHK syziu '''' baba ARD syziut trafikant kokaine kolombi gjermani belgjik itali---- bashk me mikun kosovar princin E sa hajdut grabitqar ce i bajn shoqeri bashes Kshu qe nuk je i mir se ardh me ket kateegori populli ne pushtet per qeverisje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia