Andoni: Nga mosmarrëveshja VV-LDK po përfiton Thaçi! Yzeiri: Kurti do i 'bindet' Mustafës...vë bast

TIRANË- Mosdakordësia mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, për gazetarin Ben Andoni është një plus për presidentin Hashim Thaçit.

"Dështimi qeverisë së re të Kosovës" ishte tema e emisionit të sotëm në 'Repolitix' në Report Tv, marr shkas nga zhvillimi më i fundit, deklarata e kreut të VV, Albin Kurti. Për Andonin, kjo deklaratë ku Kurti tregonte motivet përse nuk u arrit një marrëveshje, është një pikë e shtuar, por edhe tregues që ai po lë pas idealizmin në politikë dhe ka zbritur në realitet.

Nga ana tjetër, Ilir Yzeiri u shpreh i bindur se palët do të arrijnë në një marrëveshje, por sipas propozimit që ka bërë Isa Mustafa, që LDK-ja të marrë postin e presidenti, kreun e Kuvendit dhe gjysmën e qeverisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
Andoni: Nga mosmarrëveshja mes VV dhe LDK po përfiton Thaçi!

"Kur zihen dy, përfiton një i tretë"...kjo shprehje popullore, për gazetarin dhe analistin Ben Andoni zë vend edhe për situatën aktuale politike në Kosovë. Sipas Andonit, nga mosmarrëveshja mes VV dhe LDK-së për qeverinë e re, por përfiton presidenti Hashim Thaçi. Në studion e 'Repolitix' në Report Tv, Andoni tha se nëse kjo situatë do të vazhdojë, gjasat janë që Thaçi të marrë një tjetër mandat.

"Po përfiton Thaçi, mund të marr një mandat tjetër presidencial. Të dyja partitë në këto kushte nuk e zgjedhin dot presidenti, kur konflikti është i tillë që në hapat e para, mendoje më vonë, Thaçi po përfiton nga kjo kohë, nga rreshtat e dytë që ai ka një lidhje të ngushtë. LDK dhe PDK kanë ndasitë, por gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët", tha Andoni.

Ora 21:50
Yzeiri: Vë bast se Kurti do i 'bindet' Mustafës...do i jap presidentin, kreun e Kuvendit dhe gjysmën e qeverisë

Ilir Yzeiri, kryeredaktor i 'Le Monde Diplomatique' në shqip ka deklaruar se është i bindur se Albin Kurti do të pranojë propozimin e Isa Mustafës për krijimin e qeverisë së re. Në studion e Report Tv, në emisionin 'Repolitix', Yzeiri madje ka vënë bast me të ftuarit duke thënë se Kurti do të pranojë që Isa Mustafa dhe partia që ai drejton të marrë postin e presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe gjysmën e qeverisë.

"Vë bast që Albin Kurti do të tërhiqet dhe do bëjë siç tha Mustafa. Jam i sigurt për këtë", tha Kurti në studion e Report Tv.

Ora 21:35
Dështimi i krijimit të qeverisë/ Andoni: Dalja e Albin Kurtit, taktikë e zgjuar! La idealizmin dhe zbriti në realitet

Analisti Ben Andoni e ka cilësuar daljen publike të kreut të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti si një taktikë shumë e mençur, por edhe tregues që ka "zbritur me këmbë në tokë" në aspektin e politikës.

I ftuar në studion e Report Tv, Andoni ka bërë një analizë të zhvillimit më të fundit në Kosovë, dështimin e negociatave për krijimin e një qeverie të re.

"Momenti i parë që përballet me pushtetin, është momenti i tij. Kjo transparencë po i tregon publikut që ka një ndryshim me partitë politike. Dihet vështirësia e diskursit me LDK se janë mjeshtra të politikës. problemi i madh është që Ministria e Brendshme i është lënë LDK, por në momente të fundit janë të gatshëm ta lëshojnë në këmbim të presidentit. Osmani u përdor si mburojë, ka marrë vota sa njerëzit pas saj, ndërkohë që ajo është zhvendosur krejtësisht. Për Osmanin do ishte shumë mirë për karrierën e saj, as të mos pranonte asnjë post në këtë moment. Tek LDK ka struktura që ka probleme me të kaluarën, dhe këtu VV i ka fyer, por i kanë gëlltitur më tutje se duan të qëndrojnë në pushtet. Albini ka dal në realitet, se deri më tani ka qenë në idealizëm dhe e ka parë se me kë po përballet. Zgjedhjet e Kosovës nuk ka pasur të mira, por janë sfumuar se ka pasur një prezencë të madhe të të huajve. Shumë e mençur taktike. Ai do apo nuk do, mban pak nga balta që ka LDK në kurriz, por nuk do i bëj diçka të madhe. Pretendohet që do ndahen ministritë dhe plani i qeverisë së re do të jetë me 12 ministri dhe të zhvendosë atë masë militantësh që kanë futur partitë në pushtet është shumë e vështirë", tha Andoni në studion e "Repolitix" në Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë