Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, LDK-LVV ende pa marrëveshje, Osmani: Po luhet me fatin e Republikës

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, LDK-LVV ende pa marrëveshje, Osmani: Po luhet me fatin e Republikës

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës. Në përbërjen e re parlamentare do të jenë të përfaqësuara 14 subjekte politike.

Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, Jahja Koka, i shoqëruar nga deputeti më i ri, deputetja Fjolla Ujkani, që të dy nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.

Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.

Po ashtu janë përcaktuar edhe ulëset për grupet parlamentare.

Kështu, konform rregullores dhe praktikës së deritashme, grupi më i madh parlamentar që është Vetëvendosje do të ulet në qendër, grupi i dytë me radhë e që është LDK në anën e djathtë të kryesuesit të seancës, ndërsa grupi i tretë që është PDK në anën e majtë të kryesuesit.

Deri më sot, LDK dhe Vetëvendosja nuk janë dakordësuar për arritjen e një marrëveshje koalicioni për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Sot në një reagim të saj, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të luhet me verdiktin e zgjedhjeve të 6 tetorit që ka nxjerr fituese Lëvizjen Vetëvendosje pasuar nga LDK.

“Interesi shtetëror duhet të jetë mbi atë individual. Pavarësisht sfidave që i kemi në këto momente, duhet të gjithë të ia kujtojmë vetes se nuk ka asgjë më të shenjtë se vullneti qytetar”, është shprehur Osmani për mediat kosovare.

“Dhe ky vullnet është përcaktuar qartë për koalicionin LDK-VV. Kushdo që luan me këtë verdikt të qytetareve, është duke luajtur me fatin e Kosovës”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin