Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi seancën e radhës për Ahmet Ajetin, i dënuar për tentativën e vrasjes ndaj Lul Berishës. Ajeti është duke u rigjykuar, ndërsa sot, pritej hapja e shqyrtimit gjyqësor.
Por seanca dështoi pasi për të dytën herë, nuk është bërë i mundur njoftimi i Lul Berishës. Sipas gjykatës, Policia e Durrësit, ka çuar njoftimin në adresën e Lul Berishës, ndërsa me anë të një shkrese, ka kthyer përgjigje motra e tij, duke thënë se ai nuk ishte në Shqipëri.
Nga ana tjetër, referuar të dhënave të sistemit TIMS, gjykata tha se Lul Berisha, rezulton të jetë brenda vendit. Në këto kushte, prokurori, Behar Dibra, kërkoi që të konsiderohej si i panjoftuar dhe të ndiqen të gjitha rrugët për të bërë të mundur njoftimin e tij.
Pretendimet e prokurorit, u pranuan edhe nga gjykata, që shtyu seancën për në datën 25 tetor, ndërsa bëri të ditur se do të ndiqen të gjitha rrugët për të bërë të mundur njoftimin e tij. Nga njoftimi në adresën e banimit, deri te afishimet në faqen zyrtare të Krimeve të Rënda dhe në Njësinë numër 5, në Durrës.
Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në tiranë. Në vitin 2005 Ajeti u nis nga Tirana sëbashku me Osman Kopuzin për të kryer atentatin ndaj Berishës por nuk arriti të kryente vrasjen për të cilën asokohe u fol se ishte paguar 80 mijë euro.
Dyshohet se ekzekutimin e Lulzim Berishës, Ajeti do ta bënte për llogari të grupeve rivale të cilët një dekade më parë përplaseshin mes tyre. Vetë Lulzim Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa prej disa muajsh ai është në liri me kusht po nga drejtësia shqiptare.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanja miraton ekstradimin e Lul Berishës, pritet të vijë brenda disa ditësh në Tiranë
14 Gusht, 13:09
-
'Shtëpia më është sulmuar me antitank', Lulzim Berisha para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni në Shqipëri, më rrezikohet jeta
2 Korrik, 14:04
-
Ku janë kufijtë mes krimit të organizuar dhe disa politikanëve të organizuar Z. Dumani?
15 Mars, 12:21
-
GJKKO rrëzon SPAK për Lul Berishën! Refuzon pushimin për vrasjen e Vajdin Lames
16 Shkurt, 14:42
-
Si u arrestua Lulzim Berisha në Spanjë, Media angleze: Shqiptari më i kërkuar në Europë fshihej mes turistëve britanikë
28 Dhjetor 2023, 10:49
-
Si u arrestua Lulzim Berisha/ Ministria e Brendshme spanjolle jep detaje: Po tentonte të largohej
18 Dhjetor 2023, 14:58
-
‘I ngjante një turisti’, mediet spanjolle jehonë arrestimit të Lulzim Berishës: E lokalizoi policia shqiptare, pritet të refuzojë ekstradimin
15 Dhjetor 2023, 17:15
-
Arrestohet i shumëkërkuari Lulzim Berisha, fshihej në Spanjë me letra bullgare! Pritet ekstradimi i ish-kreut të bandës së Durrësit (FOTO)
14 Dhjetor 2023, 12:40
-
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici
23 Shkurt 2023, 17:13
-
Dosja/ Nga korruptimi, kërcënimi, helmimi tek lajthitja, të gjitha tentativat për të rrëzuar dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme
14 Nëntor 2022, 14:58
-
'Kushtetuesja' rikthen në burg Lulzim Berishën, lë në fuqi Gjykatën e Lartë, beteja 10-vjeçare e ish-kreut të Bandës së Durrësit me drejtësinë
5 Korrik 2022, 20:20
-
EKSKLUZIVE/ Letra sekrete e të penduarit Luftar Reçi: Kam mik për jetë Agron Kuliçajn, më shpëtoi nga burgu i përjetshëm! Erjon Llapushi të lajmërojë Çapjat se janë në rrezik
25 Prill 2022, 10:35