Ridështon seanca e Shullazit dhe e grupit të tij, mungon gjyqtari i caktuar nga KLGJ

Ridështon seanca e Shullazit dhe e grupit të tij, mungon gjyqtari i caktuar nga KLGJ

Dështon sërish procesi gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Gjyqtari i tretë i caktuar nga KLGJ, Arben Vrioni nga gjykata e apelit Durrës për arsye shëndetësore nuk mund të zhvillonte asnjë proces gjyqësor deri në 29 qershor.

Kujtojmë që Shullazi, është dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë me 14 vite burgim, Gilamdo Dani me 12 vite burgim, Endrit Zela e Qyqja me 10 vite burgim dhe Blerim Shullazi është dënuar me 9 vite burgim.

Ndërkaq, i pandehuri Glimando Dani mori fjalën në seancë dhe i tha gjyqtares Albana Boksi:

"Si mund të jeni kaq e qetë ju keni dhënë një vendim pro Ylvi Beqajt. Nuk mund të na gjykoni dhe ne." 

Sakaq, seanca e radhës është vendosur të zhvillohet më 1 korrik ora 12:30.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 25/06/2019 09:00

    Shtet i marum, nuk dënon dot kriminelt!

    Përgjigju
  • Kafsha: 25/06/2019 09:00

    Shtet i marum, nuk dënon dot kriminelt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen