Dështon tryeza,s'ka konsensus
Rama: S'fitoni duke na sharë

Dështon tryeza,s'ka konsensus<br />Rama: S'fitoni duke na sharë
TIRANË – Ka qenë e pamundur arritja e një marrëveshje e 23 partive të vogla dhe PS e PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sistemi zgjedhor ka nevojë për ndryshime urgjente dhe për partitë e vogla në Shqipëri ky ndryshim duhet të nisë nga korrektimi kombëtar i këtij sistemi, i cili është një prej modeleve të sistemit spanjoll. Të mbledhura në një tryezë zyrtare, 23 partitë e vogla kanë bërë propozimet e tyre në prani të kreut të PS, Edi Rama dhe të përfaqësuesve ligjorë të Partisë demokratike, Ilir Rusmajli dhe Oerd Bylykbashi.
Propozimi kryesor i artikuluar nga kreu i PDS, Paskal Milo është korrektimi kombëtar I sistemit zgjedhor.

DEBATE MES RAMES DHE BALLIT KOMBETAR
Kryesocialisti Rama ka deklaruar në fillim të fjalës së tij se partitë e vogla po kërkojnë mbështetjen e PS dhe PD duke nisur nga sharjet për to.
“Është rast unikal në botë që kërkohet mbështetja e partive të mëdha me të shara. Këtu ka një kontradiksion. Por, kjo nuk ndryshon qëndrimin tonë në parim se sistemi aktual deri në momentin që flasim nuk ka asnjë arsye për të mos nënvizuar progress në reformën zgjedhore”, tha Rama.

Deklarata ka shkakuar reagimin e përfaqësuesve të Ballit Kombëtar, Roshi dhe Alimadhi.

JA SHERRI

Rama - Roshit: E the dhe vetë se edhe në burg të ka funksionuar ndaj mos ndërprit se po të ishe kaq i fortë ndërprisje Enver Hoxhën jo mua, sepse unë jam pjesë e një tjetër reforme. Në kohën e luftës kishit frikë nga gjermanët, po tani nga se keni frikë/

Roshi: Votat janë transparente por si ke marrë nëpërmjet ligjit. Këto na trego e jo përralla.

Milo: Ju lutem mos replikoni

Rama: Unë nuk ndërpreva njeri. Zakonisht ju hanit pula, lepuri ju ka mbetur në bark.

Roshi: Me këto pseudo batuta nuk funksionon

ALimadhi: Ju Rama keni nxjerrë njerëzit zvarrë në burgje. Ty nuk të shkon të shprehesh kështu, lëri pulat. Se ju keni ngrënë koka njerëzisht. Këtu e gjete tit ë flasësh për ballistët.

Rama: E kam pikë të dobit Ballit Kombëtar.

Alimadhi: Nëse e ke pse zgërdhihesh.

Rama – Milos: A mund t’i mbash në rresht ti këta? Se asaj pune s’keni çfarë t’I bëni.

Alimadhi: Mos u shpreh më kështu se është hera e dyte që merreni me pulat dhe ballistët.

RAMA: PER REFORMEN ESHTE BERE PROGRES
"Nuk jemi ende në përfundim për të thënë fjalën e fundit se sa progres u realizua me këtë reformë. Por, me lista transparente të auditueshme, idenfikim të votuesit vetëm më kartë identiteti, me një teknologji që nxjerr jashtë loje kartat fallso dhe mënyrën e re të numërimit elektronik si dhe me një KQZ të riformatuar besoj se parimisht kemi një reformë, e cila nuk i jep të drejtë askujt të thotë që na i vodhët votat. Nëse kjo s’ka arritur të funksionojë, kjo nuk përbën motiv për të vazhduar sharjet on block ndaj dy partive të mëdha", tha Rama.


PSD: DUHET KORREKTIM REAL
“Problemi kryesor është deformimi i votës. Ne kemi sistemin spanjoll, i cili në vendin tonë është zbatuar me deformime. E rrallë të dëgjosh një sistem spanjoll që e deformon votën si në Shqipëri. Do mbështesja idenë që në parim duhet rregulluar si deformimin duke futur si metodë korrektimin kombëtar. Modeli i propozuar është modesti sepse bën korrektimin vetëm brenda koalicioneve. E rëndësishme është të pranohet e korrektimit real. Kudo deformimet pranohen, por jo si këtu”, tha kreu i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi.



PDS: KORREKTIMI I SISTEMIT NUK PREK KUSHTETUTËN
“Komisioni për reformën zgjedhore të dëgjojë shqetësimet dhe refoma të përfundojë në kohën e duhur. Propozimi ynë pëer klorrektim kombëtar të sistemit nuk cënon Kushtetutën”, deklaroi kryetari i PDS.


NGJELA: TRYEZA LOJË E BERISHËS
“Kemi bërë gabim që kemi ardhur, sepse nuk doni të na dëgjoni. Na thoni hajde dhe hajde ha supën tonë. Projekti juaj është i paqartë e vetmja gjë e qartë në vendin tonë është që vidhen votat. Unë jam për mazhoritar i pastër. Kjo më duket se është lojë e Saliut. Ju nuk merreni me problemin kryesor: manipulimin me kartat, ndërkohë që manipuluesin kryesor nuk e keni fare këtu”, deklaroi Spartak Ngjela.



PR: REFORMA TË JETË GJITHËPËRFSHIRËSE
“Për nga rëndësia që ka procesi i reformës, gjithëpërfshirja I ka dhënë rolion e duhur dialogut. Të përshtasim kodin me parimet kushtetuese. Parimi themelor është barazia e votës”, tha republikani Arjan madhi/


LSI: TË MOS KETË DISKRIMINIM
“LSI ka qenë e qartë: Të ketë konkurencë dhe të mos ketë diskrimin për votën”, tha ministri i jashtëm, përfaqësuesi i LSI, Edmond Haxhinasto.


PBK: TË HIQET PRAGU
“Pozicioni i partive të majta është më impounues, sepse janë në opozitë. Sot tryeza ka dy plane, partitë e mëdha dhe të vogla. Ka ardhur momenti të zbutet situate dhe të mundësohet edhe heqja e pragut. Ky prag duhet të caktohet nga tregu politik dhe jo në mënyrë artificiale”, deklaroi kreu i Ballit Kombëtar, Artur Roshi.




KËRKESAT E PARTIVE TË VOGLA
Të vegjlit kanë hartuar edhe një draft kërkesash për dy partitë e mëdha. Korrektimi i sistemit, ndryshimi i pragut elektoral dhe lejimi i grupimeve të partive brenda koalicionit, përbëjnë thelbin e kërkesave të të vegjëlve. "Është ajo që ne kemi kërkuar prej kohësh. Jo ndryshimin e sistemit por korrektimin e sistemit. Propozojmë që të ketë një prag elektoral prej 2 përqind për forcat politike që garojnë vetëm dhe 4 përqind për koalicionet", deklaroi kreu i PDS, Paskal Milo pak ditë më parë.
Ndryshimet e deritanishme në ligjin zgjedhor, si listat e zgjedhësve e numërimi elektronik shihen pozitivisht nga të vegjlit, por meraku i tyre parësor mbetet mënyra e përllogaritjes së mandateve. Me sistemin aktual, pjesës më të madhe të tyre, votat e marra nuk u përkthehen në mandate duke shkuar për llogari të dy partive të mëdha.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni