Dështuan për një votë, opozita heq dorë nga rrëzimi i qeverisë malazeze

Dështuan për një votë, opozita heq dorë nga rrëzimi i qeverisë malazeze

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç

Partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Opozita nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej nga partitë në pushtet për ta rrëzuar Qeverinë.

Siç është njoftuar, arsyeja ishte paralajmërimi i partisë në pushtet, Fronti Demokratik (DF) që të dorëzojë iniciativën për shkurtimin e mandatit të Parlamentit, gjë të cilën e kishte paralajmëruar të shtunën më 10 dhjetor. Nga DF-ja kanë thënë se do të kërkojnë edhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Megjithatë, këtë propozim nuk e pranuan partnerët e koalicionit qeverisës.

Nga 81 deputetë në Parlamentin e Malit të Zi, iniciativën për mocionin e mosbesimit të Qeverisë e nënshkruan vetëm 40 deputetë të opozitës nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Partia Social Demokrate dhe partitë e pakicave.

Partitë në pushtet, që kanë 41 deputetë, njoftuan se nuk do t’i bashkohen kësaj nisme. Nga Fronti Demokratik, që me muaj po kërkon rrëzimin e Qeverisë, thanë se nuk duan që me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit ta rrëzojnë kryeministrin, Krivokapiq.

Në iniciativën e opozitës për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë thuhej se Mali i Zi tashmë ndodhet në krizën më të madhe politike dhe institucionale në 30 vjetët e fundit dhe se Qeveria e Krivokapiqit humbi legjitimitetin meqë nuk e ka përkrahjen e shumicës që e votoi.

Po ashtu thuhej se është faj i Qeverisë që bisedimet me Bashkimin Evropian në parim u suspenduan. Opozita tentoi të materializojë pakënaqësinë me punën e Qeverisë të partive në pushtet, por edhe telashet e brendshme të shumicës.

Një prej këtyre problemeve është se propozimet e shumta të Qeverisë së Krivokapiqit mbesin në Parlament pa u vënë në votim, për shkak të mungesës së përkrahjes.

Po ashtu, tash e disa muaj vazhdon edhe konflikti politik në mes të partive në pushtet, sidomos Frontit Demokratik dhe Lëvizjes qytetare Ura, pasi që disa herë, Ura voton në Parlament bashkë me opozitën e udhëhequr nga DPS-ja.

Rasti i fundit i këtillë ishte zgjedhja e Nikolla Mugoshas në postin e kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor më 8 dhjetor.

Qeveria e Krivokapiqit u votua më 4 dhjetor 2020 me votat e deputetëve nga Fronti Demokratik, parti kjo pro-serbe, Lëvizjes Ura dhe Demokratëve, të cilët në gusht 2020 fituan zgjedhjet me çka Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit pas tre dekadash kaloi në opozitë./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë