Destinacioni i “Vipa”- ve për
Festën e Krishtlindjeve!

Destinacioni i “Vipa”- ve për<br />Festën e Krishtlindjeve!
Festat trokitën dhe bashkë me to edhe surprizat e babagjyshit!

Nga një kurorë, traditë qindravjeçare, tek një rregullim modern dritash, zbukurimet në dyer sjellin atmosferën e festave tek të gjithë.

E në këtë periudhë nuk mund të linim jashtë kësaj kornize të bukur festive edhe miqtë tanë më të mirë të artit, kulturës dhe spektaklit.

Në këtë ditë të lindjes së Krishtit, personazhet e njohur të ekranit shqiptar i kanë bërë më të ngrohtë dhe më festive rrjetet sociale me anë të urimeve dhe fotove të ndryshme ku tregojnë sesi po i presin festat.

Një nga personazhet më “in” të momentit, bukuroshja Diellza Kolgeci uron për festat e fundvitit me foto të “nxehta”.

Pranë një ambienti të ngrohtë dhe festiv, Diellza Kolgeci ka uruar të gjithë për festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Për këtë ajo ka realizuar një set fotografik sensual duke bërë që ky urim të mbërrijë sa më 'ngrohtë' tek publiku.



Pranë pemës së zbukuruar, e veshur në të kuqe të zjarrtë, duke ekspozuar hiret e mrekullueshme të saj, si dhe duka mbajtur qenushin në duar, Diellza ka zgjedhur si formën më interesante për të dhënë urimin e saj.

Një tjetër bukuroshe që ka uruar shqiptarët anembanë botës ka qenë dhe këngëtarja Anjeza Shahini, e cila afër një piano dhe me një bredh të rregulluar përcillte një atmosferë festive në familjen e saj.



Ndërsa, prezantuesja Alketa Vejsiu ka zgjedhur ti kaloj pushimet e saj me familjen. Në rrejtin social “facebook” ajo tregon dhe atmosferën festive sëbashku me familjen në Itali.



Një tjetër ndjesi të bukur të jep dhe familja e Rezarta Shkurtës në këto ditë festash.

Në rrjetet sociale “facebook” dhe “Instagram” ajo ka publikuar disa foto ku tregon dashurinë e madhe për vajzën e saj dy muajshe, tashmë një Krishtëlindje ndryshe për atë.

Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë, reperi Big Basta, Era Rusi, Enkel Demi, Elvana Gjata, Redon Makashi, Aurela Gaçe, vëllezërit Endri dhe Stefi dhe shumë të tjera, kanë zgjedhur që Krishtlindjet ti kalojnë nëpër evente siç është Festivali i Këngës në RTSH apo Clubet e natës.

Ndërkohë, që disa prej “Vip”-ve kanë zgjedhur të festojnë jashtë trojeve shqiptare nëpër koncerte të ndryshme; Elvana Gjata së bashku me Flori Mumajesin dhe DJ Andy Gramm ndodhen në Amerikë për koncertin e natës së Krishtlindjeve.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos

Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos