Deputetët Mark Frroku dhe Tom Doshi janë paraqitur në Gjykatën e Lartë secili me mënyrën e tij. Kristian demokrati Frroku shkoi në Gjykatën e Lartë me pranga në duar dhe më masa të forta sigurie. Ai përshëndeti familjarët e tij me duart lart, një veprim që vuri në dukje dhe prangosjen e tij. “Mos u tembni ka prangat e llallës dhe kosit”, iu tha Frroku familjarëve, duke ironizuar kështu vendimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

mark frroku
mark frroku
 
Ndërkohë deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi kishte gjetur një mënyrë të veçantë për të mos rënë në sy se edhe ai ishte i prangosur. Pasi doli nga makina e policisë, ai futi dorën e majtë në xhep, e ndërsa dorën e djathtë e kishte të prangosur me dorën e efektivit të policisë. Të dy si efektivi i policisë ashtu dhe Tom Doshi u munduan ta fshihnin prangosjen.

tom doshi


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)