Aleksandër Sadikaj i cili është ekzekutuar mesditën e sotme në Tiranë, rezulton pronar i një prej resorteve më të njohura në Memaliaj, i njohur si “Sancho Farm Albania”  i cili ishte hapur në janar të vitit 2022.

Ekstrakti në QKB

Ajo ishte një fermë me kuaj, e ndërtuar me disa shtëpiza druri me çmime që vijon nga 40 euro deri në 100 euro në natë. Aleksandër Sadikaj  nga Berati ishte zhvendosur në Memaliaj, në vendin e origjinës së  nënës së tij. Sadikaj  i kishte prindërit e divorcuar dhe jetonte vetëm me nënën e tij. 27-vjeçari ishte i apasionuar pas kuajve, teksa në një video ku shfaqej duke kalëruar, e quan veten "sheik".

 


Lajmi kryesor:

U ekzekutua në Tiranë, kush është 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, 1 dekadë mes krimeve! Nga Fast Food- i në pronar i një resorti në Memaliaj