Zbulohet nëna e Bes Kallakut 'laçjan'

Zbulohet nëna e Bes Kallakut 'laçjan'

Ajo ka “qëndisur” dhjetra role dhe karaktere, por tashmë fytyrën e saj që mund ta themi me plot gojën se i ka mbizotëruar kohës do ta shohim edhe në filmin e Bes Kallakut që pritet të dalë së shpejti “Falko.” Bëhet fjalë pikërisht për aktoren shkodrane të humorit Drande Xhaj e cila në këtë film do të luajë rolin e nënës së Falkos. E ftuar këtë mëngjes në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Xhaj ndau edhe disa ndjesitë e saj për këtë rol.

"Konkretisht jam duke xhiruar Falcon e Bes Kallakut. Unë kam rolin e nënës së Falkos, rol shumë i rëndësishëm, shumë i bukur. Qysh kur e kam parë skenarin më pëlqeu si rol. Jam ndjerë shumë mirë, ka një staf të mrekullueshëm Janë disa vajza dhe djem të rinj të stafit që na rrinë gati, që na bëjnë të ndihemi tamam si artistë. Edhe kastin e aktorëve e ka të mrekullueshëm, ka marrë nga gjithë Shqipëria aktorë dhe besoj se do dalë një film i bukur.", tha aktorja Drande Xhaji në studion e "Rreze Dielli"

Aktorja Drande Xhaj në studion e "Rreze Dielli"

2/2
/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Graciano Tagani: Vesa kishte pëlqim për Romeon, i shkëlqenin sytë

Graciano Tagani: Vesa kishte pëlqim për Romeon, i shkëlqenin sytë