Konflikti për një pronë është shkaku i vrasjes së 51 vjeçares Natasha Kazanxhi nga bashkëjetuesi i saj, Tajar Kazanxhi, ngjarje e ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Plug të Lushnjës.
 
Gruaja humbi jetën në spital nga plagët e marrë pasi u qëllua edhe me sqepar në kokë nga 55 vjecari Tajar Kazanxhi.

Autori e çoi vetë gruan në spital: Jam penduar 
Ky i fundit në dëshminë e tij është shprehur i penduar për krimin. Report tv mëson se Tajar Kazanxhi, kishte blerë një pronë në fshatin Plug dhe atë e kishte regjistruar ne emër të bashkëjetueses së tij Natasha Kazanxhi.
 
Kjo e fundit refuzonte të tjetërsonte pronësinë dhe çifti prej kohësh ishte në debate me njëri-tjetrin.
 
Situata ka agravuar pasditen e së premtes dhe ai ka goditur 51-vjecaren me sende të forta.
 
Më pas së bashku komshinjtë e ka çuar gruan në spital por ajo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
 
Mësohet se Natasha Kazanxhi kishte dy vajza nga martesa e parë, te cilat jetojnë jashtë vendit.

Fqinjët flasin për Report Tv pas ngjarjes
Fqinjët shprehet për Report Tv se nuk ishin në dijeni të konflikteve të mëparshme të çiftit.
 
“Ishte një njeri hallexhinj, familje që shikonte hallet dhe punët e veta. Na erdhi shumë keq kur e dëgjuam. E morëm vesh vetëm kur ka ardhur policia dhe e ka marrë, por ne nuk dinim asgjë” shprehet ata.
 
Mësohet se gruaja që humbi jetën ishte invalide dhe e ka pasur të vështirë që të mbrohej përballë dhunës së bashkëjetuesit, i cili e qëlloi me çekiç duke i marrë jetën.

dy.b/shqiptarja.com