Detaje nga plagosja e efektivit në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)

Detaje nga plagosja e efektivit në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)

Vendngjarja Shkodër

1711382840_shkoderplagosje.JPG

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së efektivit të policisë në Shkodër ditën e sotme. Ormir Gucia, 47 vjeç ka dëmtuar me sende të forta në kokë Admir Okaj 49 vjeç, banues në Shkodër, i cili në momentin e sulmit ka qenë jashtë shërbimit. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se të dy personat janë fqinj dhe konflikti bëhet me dije se ka qenë për motive të dobëta.

Gjithashtu njoftohet nga policia ka pasur një shkrepje të pavullnetshme të armës së efektivit por pa shkaktuar dëme. Sakaq, vijon puna për kapjen e 47-vjeçarit.


Lajmi kryesor:

Dhunohet polici në Shkodër! Fqinji e godet me sende të forta në kokë pranë shtëpisë! Gjatë konfliktit u shkrep arma (Emrat-Video)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?