Dhunohet polici në Shkodër! Fqinji e godet me sende të forta në kokë pranë shtëpisë! Gjatë konfliktit u shkrep arma (Emrat-Video)

Efektivi i policisë Admir Okaj 49 vjeç është dhunuar mesditën e sotme në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales.

Burime thanë se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta efektivi është goditur në kokë nga Ormir Gucia, 47 vjeç fqinj me policin.

Gjatë konfliktit policia njofton se është shkrepur arma e efektivit, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur. Në lidhje me ngjarjen po kryen veprime edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të përcaktuar në detaje se si ka ndodhur shkrehja e armës. 47-vjeçari është vetëdorëzuar në polici.

Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja bën me dije se efektivi i policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës ka dhënë dëshmi në policinë e Shkodrës.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit. Në momentin kur ka ndodhur konflikti ai nuk ka qenë në shërbim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:51
FOTO/ Ky është polici që u godit me sende të forta në Shkodër

1711389166_admirokaj.JPG

Ky është efektivi i policisë Admir Okaj 49 vjeç që është dhunuar me sende të forta në afërsi të banesës së tij në Zdrale të Shkodrës nga Ormir Gucia.

Ora 18:25
Dhunoi efektivin pas një konflikti të çastit, vetëdorëzohet në policinë e Shkodrës 47-vjeçari

1711387651_1711387607shkoder.JPG

Vetëdorëzohet në policinë e Shkodrës Ormir Gucia  47-vjeç pasi dhunoi efektivin Admir Okaj gjatë një konflikti të çastit.

"Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër", njofton policia.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Ora 17:14
Shkodër/ U dhunua me sende të forta nga fqinji, policia: Arma e efektivit u shkreh në mënyrë të pavullnetshme! AMP nis hetimet

1711383343_shkoder.JPG

Policia ka reaguar në lidhje me dhunën  e ushtruar ndaj policit Admir Okaj në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales në Shkodër. Gjatë konfliktit sicc thekson policia është shkrehur në mënyrë të pavullnetshme arma e policit.

“Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime”, thuhet në njoftim.   

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.

Ora 17:00
Detaje nga plagosja e efektivit në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)

1711382840_shkoderplagosje.JPG

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së efektivit të policisë në Shkodër ditën e sotme. Ormir Gucia, 47 vjeç ka dëmtuar me sende të forta në kokë Admir Okaj 49 vjeç, banues në Shkodër, i cili në momentin e sulmit ka qenë jashtë shërbimit. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se të dy personat janë fqinj dhe konflikti bëhet me dije se ka qenë për motive të dobëta.

Gjithashtu njoftohet nga policia ka pasur një shkrepje të pavullnetshme të armës së efektivit por pa shkaktuar dëme. Sakaq, vijon puna për kapjen e 47-vjeçarit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjovalin: 26/03/2024 11:39

    Kete djalin kane dash me e shkaterru ata qe vrasin mbas ferrave, dhe sia kane, Sa per officer eshte dhe ka qene nga me te miret. Vazhdon te jete nen presion po do ja dale, uroj ta fali ate gjitonin po ja kerkuan te mos ta kete hasmin te dera Se boll ka. Me respect Ish Drejtori i tij Gjovalin Loka

    Përgjigju
  • Vrakacor: 26/03/2024 02:51

    Albanistan hesapi

    Përgjigju
  • 078: 25/03/2024 21:01

    Ukani ushtari i dor dulit. Dikur komandant i respektueshem tani informo per operacionet e policise dhe ben vrasje me pages.

    Përgjigju
  • Tutu: 25/03/2024 21:01

    Ky polic!!!

    Përgjigju
  • Ashtuesht: 25/03/2024 19:54

    Ju informojme se pas kontrollit edhe PRESIONIT qe ka ber policia thon...duan te marin merita edhe per vetdorezim..po po ashtu esht, ju beni shum presion prandaj e hengri dajakun ky qe esht shkruajtur lajmi per te nga presioni juaj. Ne fakt kot qe nuk del balla rdhe te thot qe ai u dorezua se jam un minister i brendshem se po te ishte ai lleshi apo ndonje tjeter nuk do vetdorezoej

    Përgjigju
  • Gimi: 25/03/2024 18:04

    Ky pusht...zdi si e mbajn n pun..!

    Përgjigju
  • Dobrac: 25/03/2024 16:39

    Mire ja kane ba ktij polici se ka kohe qe e kerkon, kruje prap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)