LEZHË- 7 persona të plagosur është bilanci zyrtar nga shpërthimi i një bombole në një karburant në autostradën Lezhë-Laç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:10, ku një makinë është ndalur në karburant, për t'u furnizuar me gaz dhe në këtë momente ka shpërthyer bombola. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, nga një familje, mes tyre edhe dy vajza të mitura 5 dhe 2 vjeç, si dhe dy punonjësit e karburantit.
Konkretisht kanë marrë lëndime për shkak të shpërthimit, Bardhok Bushati 36 vjeç, Altin Bushati, 33 vjeç, Donika Bushati, 33 vjeçe, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjësit Nikolin Prenga 40 vjeç dhe Petrit Loka. Mësohet se dy nga të plagosurit, përkatësisht punonjësi Prenga dhe shoferi Bardhok Bushati ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, nga ku siç raporton gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku, janë në gjendje të rëndë.
Report Tv ka mësuar se shkak për shpërthimin në karburant është bërë shkëputja e energjisë. Në ato momente, punonjësit kanë shkuar për të ndezur gjeneratorin dhe kjo ka sjellë shkëndijë elektrike, bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta burime nga grupi hetimor, duke shkaktuar një shpërthim të fortë. Nga shpërthimi, i cili ka qenë i përmasave të mëdha, janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara.
Shqiptarja.com sjell foto nga vendngjarja, një ditë pas shpërthimit, ku mund të vihet re edhe makina e dëmtuar në pjesën e përparme të saj, ku mendohet të ketë qenë i plagosuri që ka marrë dëmtime në fytyrë.
Foto nga vendi i ngjarjes, një ditë pas shpërthimit
Report Tv ka mësuar se shkak për shpërthimin në karburant është bërë shkëputja e energjisë. Në ato momente, punonjësit kanë shkuar për të ndezur gjeneratorin dhe kjo ka sjellë shkëndijë elektrike, bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta burime nga grupi hetimor, duke shkaktuar një shpërthim të fortë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 7 persona, 5 nga një familje dhe 2 punonjës.
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) në një prononcim për Report TV ka deklaruar se në këtë karburant është bërë një kontroll para 4 muajsh, por nuk është gjetur asnjë parregullsi. Ata theksojnë se ngjarja mund të jetë aksidentale ose për shkak të pakujdesit. Në reagimin e tyre lidhur me këtë ngjarje, ISHTI deklaron se zjarri ka rënë në një depozitë me 5 mijë litra kapacitet depozitues dhe se 30 minuta pas ngjarjes është ngritur një grup pune për të verifikuar shkaqet, por nuk është dalë ende në një përfundim konkret.
Policia ka dhënë informacion zyrtar, lidhur me shpërthimin e karburantit në autostradën Lezhë-Laç.
"Më datë 24.08.2019, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lezhë - Milot, në kryqëzim të Shënkollit, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.
Për pasojë janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz, shtetasit B.B. vjeç 36, A.B. vjeç 33, D.B. vjeçe 33, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjës pranë karburantit, shtetasit N.P. vjeç 40 dhe P.L. vjeç 31, si dhe janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara.
Shtetasit N.P. dhe B.B. ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit. Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit. Megjithatë, vazhdon puna për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes nga specialistët dhe ekspertët përkatës, për përcaktimin e saktë të shkaqeve të saj", njofton policia.
Ka nje mungese pergjegjesie totale ne instalimet qe kryhen ne pikat e karburantit, gazit dhe te tjera lendeve djegese apo shperthyese (Beni inspektime ne magazinat e medha te karburantit dhe do te shikoni qe na do zoti pa mase). Nevojitet qe shteti te ngreje nje strukture qe te certifikoj tekniket qe kryejne instalime ne keto pika dhe te detyroj me ligj qe pika te tilla te punesojne ne instalime vetem staf te kualifikuar teknikesh. Kjo situate eshte e turpshme kur imagjinon qe duam te futemi ne KE.
Përgjigju