Detaje të reja zbardhen nga incidenti me armë nga jahti pranë Palasës për të cilin 4 personat në bord u shoqëruan nga policia dhe më pas u lanë të lirë pa asnjë akuzë, duke deklaruar se nuk kishin gisht.

Jahti në pronësi të Bruno Çelës, djalit të biznesmenit Geront Çela (pronari i Brunes), i cili u ndalua nga Policia Kufitare e Vlorës pas 2 orëve ndjekje pas informacioneve se nga aty ishte qëlluar me armë zjarri kur ndodhej në bregun pranë Palasës, atë mbrëmje të së dielës kishte ardhur nga Italia.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas incidentit, është bërë regjistrimi i tij hyrës në territorin e Shqipërisë, bashkë me të gjithë personat që kanë qenë në bord. Pavarësisht kontrolleve të kryera, policia nuk ka gjetur asnjë armë zjarri në jaht dhe personat e marrë në pyetje kanë mohuar të kenë qëlluar. Kjo pritet të konfirmohet brenda pak ditësh pas mbërritjes së rezultateve të ekspertizës së mbetjes së barutit në duar. Ardhja e tij nga Italia e bënë të vështirë mundësinë e një arme në bord, gjithsesi hetimet pritet ta zbardhin konkretisht.

Deri tani, policia ka disa dyshime për mënyrën se si është qëlluar. Përveç mundësisë së personave në bord, në të cilin mund të kenë hipur edhe të tjerë kur jahti është afruar, me armë mund të jetë qëlluar edhe nga persona të tjerë, në mjete lundruese rreth e përqark. Burime pranë bluve konfirmojnë se në ato momente ka pasur edhe mjete të tjera në afërsi, dhe nuk përjashtohet mundësia të jetë qëlluar edhe nga ndonjëri prej tyre.

Lajm në përditësim...