Detaje të reja nga kallëzimi i Noizy-t ndaj ‘Cllevio’-s, Luiz Ejlli ‘molla e sherrit’ në përplasjen më të fundit të dy reperëve

Detaje të reja nga kallëzimi i Noizy-t ndaj ‘Cllevio’-s, Luiz Ejlli ‘molla e sherrit’ në përplasjen më të fundit të dy reperëve

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja e ndodhur së fundmi mes reperit Noizy dhe Cllevio, që përfundoi me arrestimin e këtij të fundit. Rikthimi në vëmendje i përplasjes së tyre, ndodhi në 14 prill kur Kleviol Ahmeti gjatë një Live në Tik Tok nga Italia ku ndodhej, ka sharë Luiz Ejllin, këngëtarin që konkurron në Big Brother. Por në lidhje të mëtejshme Cllevio ka nisur edhe një sulm me të shara dhe ofendime ndaj Noizyt, kur mësoi se një bashkëpunim muzikor që vetë ai do të bënte me Luizin, ia kishte marrë nga duart reperi Rigels Rajku, sic të gjithë e njohin me emrin skenik, Noizy.

Nën valën e një sulmi me komente negative në rrjetet sociale, Noizy  bëri kallëzim në polici, që solli edhe arrestimin e Kleviol Ahmeti sapo zbriti në Rinas të dielën në mëngjes. Reperi u dërgua në Durrës, qytet ku Noizy kreu kallëzimin.


Lajmi kryesor:

Noizy tërheq akuzën ndaj Cllevios! Postimi në Facebook: S'jam gangster! U bëra pishman se nuk dua të përfundojë askush i mbyllur prej meje


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Red Bull njofton largimin e Adrian Neway pas 18 vitesh, e presin te Ferrari

Formula 1/ Red Bull njofton largimin e Adrian Neway pas 18 vitesh, e presin te Ferrari