Noizy tërheq akuzën ndaj Cllevios! Postimi në Facebook: S'jam gangster! U bëra pishman se nuk dua të përfundojë askush i mbyllur prej meje

Pas kallëzimit se i shkaktoi ankth dhe frikë me kërcënimet në Tik Tok, reperi Noizy ka vendosur të tërheqë akuzën për Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano që u arrestua dje në aeroportin e Rinasit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Noizy (Rigels Rajku) me një postim të gjatë në rrjete sociale ku tregon se e bën këtë veprim jo nga frika por nga burrëria që i ka mësuar familja. Pas një bisede me vëllain e Cllevios, Noizy thotë se do e tërheqë padinë sepse u bë pishman dhe nuk do që të lërë askënd pas hekurave, por do të bisedojë me të që të mos e provokojë më se nuk do të ketë më kthim pas.

Noizy përmend disa raste të përballjes me Kleviolin duke nisur nga vendosja e tritolit në biznesin e tij, te kërcënimi i babait, dhe më pas sheshimi i marrëdhënieve. Ai thotë se e ka bërë edhe pjesë të familjes duke drekuar me prindërit e tij por sërish shpërthente në sharje për klikime në Tik Tok.

Megjithatë Noizy përpiqet të tregojë se nuk është i frikësuar dhe do e paralajmërojë se s’do e falë më nëse bën veprime të tilla por zbulon edhe kërcënimet që ka marrë nga 2 personazhe të tjerë të Tik Tok për të tërhequr kallëzimin. Ata thanë se nuk do të shkelte më në Greqi dhe në Angli nëse nuk hiqte dorë nga burgosja e Clevios.

Postimi i Noizyt

Pas nje bisede te gjate me disa miq te perbashket dhe me vllain e K, “qerosi” mora kohe te ndaj me ju per her te fundit historin si ka nis nga fillimi e deri ktu ku jemi sot, kjo eshte historia e vertet dhe jo me genjeshtra dhe intriga, kush e Mban mend para disa vitesh shtator 2020 kür k u perpoq te zihet me Florian Markun? Ktu nis gjithcka, tenton te gjuj Florianin me thik pa asnje pik arsyje, me pas ato dit fiksohet dhe me mu, dhe në momentin kür u permend emri Noizy behet viral, dhe me sa duket kjo gje I ka pelqy sepse I erdhi dicka qe kurr se ka perjetu me perpara, fama ose vemendja, mirepo ajo vemendje ose fame nuk i perkiste K por I perkiste Noizy’t dhe ty te erdhi per shkak te emrit qe ti permend, dhe në momentin kür Noizy nuk permendej mbas disa ditesh fillon e bie audienca, dhe kte gje K filloj ta kuptoje, dhe cfar te bejm qe vemendja mos te bie? Vazhdonte dhe permend te Noizy’n serish duke shar ofenduar dhe kercenuar në lloj lloj menyrash qe me vjen zor ti permend, Gjithsesi në mendjen time e kisha staku qe hapi rrug budallait se aq din dhe aq ben, mire po ky e beri rruge kte punen e te shames ofendimet dhe kercenimet, 365 Dite në vite kishte te njejtin Avaz hy live në Tiktok dhe permend noizyn Bej intriga fol me lloj lloj tipash tiktoku Pse?

Se I pelqente vemendja qe merrte, une bashk me shoket e mi ne fakt nuk e kishim problem kte gje pasi Jena msu me njerz qe na kan zili punen dhe suksesin, njerzit te shajn eshte normale, e shajn Edhe presidentin edhe papen edhe nenterezen Edhe hoxhen gjith njerzit, biles me te then të drejten u argentonim sepse ishte gallat, deri në momentin kür K ben gjen qe sdo ja falja kurr, me disa shoke nga Durrsi K ndalon babin tim në mes te rruges dhe e Kercenon siç e keni pare dhe vet, dhe ate nat mbasi ka dal video une jam Betu qe sdo ja fal ket xhest kurre, une nuk e di me ke eshte mesu ai ti dali baballeret tjerve por mu smund t’ma beje jo ai por asnji,

Sepse nuk Jane familjaret e mi per ti ndal K në Rruge, e me ju bo si I forte Sepse ato jane në punen e vet dhe në hallet e veta si gjith familjet normale Shqiptare. E kam ndjek shume here në qetsi por I pa suksesshem per ta kapur, nderkohe non-stop edhe pas ndaleses qe I beri babait tim ky prap per cdo dite hynte live në tiktok dhe vetem genjente dhe bente intriga nga me te ndryshme qe krijonte në koken e vet, shante ofendonte pa limit, kjo ishte e perditshme dhe kjo eshte me fakte e din gjithe. Nderkohe Nga ana tjeter vllai vet “qerosi” Totalisht I pa fajshem dhe nje djal fantastik qe mbi 100 veta mkan then vetem fjal te mira, tentonte ta qetsoje dhe ti fliste por e pa mundur tia dilte, vllai i K ka provu 100 forma te ndryshme serish ska dal me sukses, biles nje moment i ka premtoj babit tim me ane te nje shoku te perbashket qe K sdo ju bezdisi me Thjesht ta lejm si muhabet, dhe Babi mu ka lut shumm per tia fal dhe Ashtu bera ja fala, por nuk zgjati as 2 Dite, K del prap dhe shan e ofendon e Kercenon si cdo her me familje e ca ti mbaj goja,

Dmth ky nuk pyt vllain e vet e asnje person tjeter qe ka në familje, Vetem per fam dhe vemendje, kam burime te sigurta qe familja vet eshte mundu me qindra here ta qetsoje por prap te gjith kan deshtu, ky Vazhdonte cdo dit duke me ardh nga lagja e nga bizneset e mia duke marr në telefon në numer te bizneseve duke shar e ofenduar stafin kot e kot pa I ber gje , dhe kto I bente live në Tiktok prap per vemendje dhe kto I keni gjith prova në YouTube e Tiktok, kalonte në currila me pistolet me vete tiktokun live si perher dhe çerrat qe e ingranonin ti beje dicka Noizyt, Gjithsesi diten kalonin dhe Avazi ishte I njejt hy Tiktok dhe shaj cdo pjestar te familjes time dhe te gjith shoket dhe miqt e mi kot e kot, prap per vemendje dhe fame, pa llogarit Asgje Vetem famen dhe vemendjen e cerrave te tiktokut, nje nate vendosa te shkoja te takoja shoket e K në Durrës pasi mendova se mund ti thojn qe shiko ate qe po ben eshte gabim dhe zdo ta fal sepse ke kalu cdo norme cdo kufi dhe cdo rregull te nje njeriu normal, prap dola pa sukses pasi ky e mori sikur une I kapa shoket per presion, dhe bashk me kto shoket e Durrsit dhe disa tjer, K vendosi te vij tek lokali im në Durrës me 6 makina plot me cuna qe I bie diku mbi 20 veta, kur parkohen jashte dhe fillojne te dalin nga makina 1 Nga 1, aty jasht lokalit qendronin dhe disa femra qe I ka sjell ky per te filmuar skenat qe ky pretendonte qe do te bente, në momentin kur ky ka hyr brenda une me shoket kemi qen duke ngrene buke, në nje moment degjoj tekstualisht kto fjal, “Ku eshte ai pederasti ma thirrni pak ktu jashte, dhe me pas tha qe kam shku me te kerku falje, me 20 veta dhe me ato fjale, kshu kerkokan falje gangot dhe une se dija, po te shifni me kujdes jan njerzit e K te paret qe kan nxjerr videon, e inxhizuar nga disa femra qe I kishin me vete apostafat për kte pune, dhe me pas ka ardh policia ka marr videot e lokalit dhe dikush i pa pergjegjshem e ka nxjerr videon e plot qe qarkullon ende neper internet, ne nga Veriu kur shkojm me kerku falje nuk shkojm me 6 makina, me arm me vete dhe me telefona ndor tu inxhizu, dhe kür I hym tjetrit ne shpi nuk I themi ku eshte ai pederasti, ka disa norma disa rregulla.

Pastaj, kujt i kerkove besen ti? Me ke fole ti para se me ardh te une mbas gjitha atyre te shameve ofendimeve dhe kercenimeve? dhe ate qe bere me babin tim? Kujt i the ti qe po vi në bes tate per te kerku falje? Me mu ske fol, as me babin tim as me familjart e mi, por ke ardh aty per tjeter qellim, ke ardh aty si gango dhe nese ti do kishe ik nga aty pa u zi me mu, e di shume mire se cfar do te thoje kur te ikje nga aty, se tashme ta njofim ftyren se cfar njeriu je, Gjithsesi u be cfar u be nuk jam krenar qe ndodhi ajo sepse në fund te fundit jemi gati nga 40 vjec dhe gjeja fundit qe Dua te bej tani eshte te sillem si adolishet serish, I kemi ber gjitha kto sharjet e zenkat por kemi qen te vegjel skemi dit, jo tani qe po shkojm Nga 40 vjec, pastaj me ndodhi tritoli e mbani mend? Sigurisht qe po. Iku dhe kjo. Shkova takova nje mikun ton te perbashket “petagogu” Sepse ai Miku jone me thirri vet per shkak se e din se cfar mund te beje mendja jote e ceket dhe me sugjeroj disa gjera se si mund të zbus ty dhe si mund te behemi miq ne nje far menyre, ti linim gjerat e kqia mbrapa dhe te vazhdojm perpara, aty nisen Dhuratat rroba Illyrian ti ma ktheve me disa rroba te tjera,

Nejse iku dhe kjo, miku jone i perbashket me premtoj qe nese ai do te thoshte Ty te mos Shaje me, ti nuk do Beje me per shkak te rrespektit qe ti “gzoje” per te, mire por ti Vetem 1 muaj durove dhe as ate nuk e perfille me, filloj te binte vemendja dhe shikueshmeria në tiktok, dhe plase serish me te shara pa limit. nderkohe kishe hap dhe telashe tjera me lloj lloj njerzish duke shar shummm e shum njerz nga robt dhe familja, Kalonin ditet dhe ti nje her kerkoje falje nje her Shaje, deri sa mora vendimin te jepja disa keshilla te sinqerta publikisht në instragram, Sepse ti vdes te permend un ty publikisht se vetem per ate gje jeton. Para 2 Ose 3 muajsh po haja drek me familjen mamin dhe babin me lokalin Tim, dhe ktu ma ke shpif si person. Me vjen kamarjeri dhe thot ka ardh K jasht dhe don te takoje, I habitur thash K? Po tha kamarjeri, I thash sille thuj tvi Brenda, erdhi na takoj u ul me ne ne tavolin, e kuptova qe ishte normal dhe inteligjent dinak, kuptova qe nuk eshte I semur por ate e thot per justifikim, kemi ndejt mbi 2 öre si nje familje, Mami Babi un dhe K dhe disa nga shoket e mi, dhe nje shoku tij, folem per shum gjera e kam keshillu si un dhe familja ime per mire dhe vetem të shofi punen e vet dhe te ndjeki muziken, mami dhe Babi I folen si me pas fmin e vet, nuk kalun 2 dit del prap neper Tiktok dhe shan prap serish në te njejten menyre si në fillim pa i ber as gjen me te vogel, pa I pas as hak e as hile, duke I fol Vetem per gjera tmira qe ky duhet te qe te eci perpara, biles eshte aq intrigant sa qe shkon e I thot disa shokve tane te perbashket qe Noizy ka fol keq per ju, dhe kta qe I besojn ktij, a e din Pse I besojn?

Se kto kurre nuk mkan dasht mu Thjesht skan pas arsyje me u kap, dhe Tani qe K u tha qe Noizy ka fol keq per ju ktyre ju paska ngel hatri me mu dhe jan zemru, nderkohe te dy kta e kan pas numrin tim mem thirr e me u sqaru, por asnjeri e as tjetri se beri ket, Sepse un jo vetem qe skam fol keq per ato por biles njerin prej tyre qe ndodhet në qeli gzoja rrespekt prej vitesh sepse Ashtu na ka ra me u pershendet me Ane te disa video mesazheve kür Isha në greqi, ndersa edhe ket tjetrin e njof shuuuum kohe me perpara, me ka ndjek disa her Neper autostrad me makine qe te benim foto, shume vite me perpara, Nejse. Iku dhe kjo. K Shkon në itali dhe I hyp mllefi serish duke shar e ofenduar e kercenuar, ka kalu gati 4 vjet qe ky nuk ndalet, Kan provu shume njerz te hyn në mes per te rregullu djalin por te gjith kan deshtu, ndaj un vendosa te mos bej veprime qe nje dite do pendohem, vendosa tia le shtetit te merret me ket person sepse une skam me nerva e as moshe e as status te merrem me tipa si pune atij , Sepse skan burrni e as norma e as nje gje me vlere, ket rrife del thot mka rraf, Shaje del thot Mka shar Dmth cfar do lloj gjeje ti besh ky e merr per rreklame, une jam sot burre kam punu shume te arri deri ktu, kam gati 2 dekada karrier, gzoj disa biznese fal punes te pandalshme dhe nuk e kam ndermend te lejoj nje person pa karakter tma shkatrroje gjith kte qe mezi e kam ndertu, dhe prandaj eshte sot aty Ku eshte.

Une sjam gangsterr, por ajo eshte gjeja me e leht te behem, Sidomos kür ke mundsi, por prap ndoqa zemren dhe vendosa mos ta prek me me dore por te merret shteti, Gjithsesi serish u bera pishman Sepse sdu te perfundoje asnje person I mbyllur per shkak meje, vendosa të terheq ato cfar kam thene, jo Nga frika se e din shume mire njerzit se sa frik kam une, por nga burrnia qe me ka msu jeta dhe familja, sot me premtoj vllai vet qe ta duroj edhe pak deri sa te dali ai vet do e ket në kontroll, une kam vendos te shkoj neser ta takoj K dhe ta paralajmeroj per her te fundit. Ky eshte sqarimi i Im I fundit per kte gje, nese edhe nej her te Vetme do me provokoje mos me thoni pastaj Pse.

Dhe sa per ju qe thoni Dibrani e ka pre nbes dhe sjam burr, Hajde kush doje nga ju tma testoje burrnin time, tek e tek si në kohet e vjetra ta shofim ca bon ky Dibrani. Me arm dim gjith me u bo te fort.

Rrespekte nga DIBRANI.

E gjithë përplasja mes dy reperave u rikthye në vëmendje në 14 prill, kur Kleviol Ahmeti gjatë një Live në Tik Tok nga Italia ku ndodhej, ka sharë Luiz Ejllin, këngëtarin që konkurron në Big Brother. Por në lidhje të mëtejshme Cllevio ka nisur edhe një sulm ndaj Noizyt, kur mësoi se një bashkëpunim muzikor që vetë ai do të bënte me Luizin, ia kishte marrë nga duar reperi Rigels Rajku, sic të gjithë e njohin me emrin skenik, Noizy. Nën valën e një sulmi me komente negative në rrjetet sociale, Noizy  bëri kallëzim në polici, që solli edhe arrestimin e Kleviol Ahmeti sapo zbriti në Rinas të dielën në mëngjes. Reperi u dërgua në Durrës, qytet ku Noizy kreu kallëzimin.

Të martën Kleviol Ahmeti do të dalë para gjykatës për t’u mësuar me masën e sigurisë, ndërsa bashkëngjitur do të paraqitet në seancë edhe shkresa e tërheqjes së kallëzimit nga Noizy.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Noizy tërhoqi akuzën ndaj tij, por Cllevio ja dissi që i kishte bërë më parë: Do na vdes OTR-i, o mbreti nga Sukthi, jam ‘gango’ Lushnjari

1681715411_nz.JPG

Prej ditësh reperët Cllevio dhe Noizy janë kthyer në kryefjalën e mediave, por jo vetë.

Kjo pasi u përfol se Cllevio, Kleviol Ahmeti, u arrestua nga policia nën akuza që rëndonin nga reperi Noizy.

Mirëpo ky i fundit në një sqarim publik të bërë të hënën, ka treguar se e ka tërhequr aktakuzën ndaj Cllevios dhe nuk do të ndjek rrugën ligjore, ngase vëllai i tij i është lutur që të heqë dorë.

Ndërkohë, Cllevio në një lidhje direkte me ndjekësit e tij në TikTok, ka interpretuar pak kohë më parë disa nga vargjet e ‘diss’-it që kishte planifikuar të nxirrte kundër Noizyt.

“Je frikacak me Ferrari, Top Channel kape lajmin, do na vdesi OTR-i, O Zot na fal, parashikime….mbreti nga Sukthi, gango lushnjari”, thuhet mes të tjerash në disa prej vargjeve.

 

Ora 14:28
Detaje të reja nga kallëzimi i Noizy-t ndaj ‘Cllevio’-s, Luiz Ejlli ‘molla e sherrit’ në përplasjen më të fundit të dy reperëve

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja e ndodhur së fundmi mes reperit Noizy dhe Cllevio, që përfundoi me arrestimin e këtij të fundit. Rikthimi në vëmendje i përplasjes së tyre, ndodhi në 14 prill kur Kleviol Ahmeti gjatë një Live në Tik Tok nga Italia ku ndodhej, ka sharë Luiz Ejllin, këngëtarin që konkurron në Big Brother. Por në lidhje të mëtejshme Cllevio ka nisur edhe një sulm me të shara dhe ofendime ndaj Noizyt, kur mësoi se një bashkëpunim muzikor që vetë ai do të bënte me Luizin, ia kishte marrë nga duart reperi Rigels Rajku, sic të gjithë e njohin me emrin skenik, Noizy.

Nën valën e një sulmi me komente negative në rrjetet sociale, Noizy  bëri kallëzim në polici, që solli edhe arrestimin e Kleviol Ahmeti sapo zbriti në Rinas të dielën në mëngjes. Reperi u dërgua në Durrës, qytet ku Noizy kreu kallëzimin.

Ora 09:48
Pajtimi me Cllevion, Noizy zbulon bisedat me Dritan Dajtin: Miku ynë ‘pedagogu’ më tregoi si ta zbusja! E ula në tavolinë me familjen, mami me babin e trajtuan si fëmijën e vet

1675149515_800062f00797d954f.png

Pas disa përplasjeve që pati me Cllevion, reperi Noizy tregon se zgjodhi që të bënte paqe me të pas zhvilloi bisedë me Dritan Dajtin, të cilit i referohet si mikun e përbashkët që e quajnë 'pedagogu'. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Noizy thotë se Cllevio nuk zuri mend dhe vijonte me të shara në rrjete sociale. Edhe për sasinë e tritolit të vënë në lokalin e tij, Noizy pretendon se aty ka gisht Cllevio.

“Pastaj më ndodhi tritoli e mbani mend? Sigurisht që po. Iku dhe kjo. Shkova takova një mikun tonë të përbashkët “pedagogu” Sepse ai Miku jone më thirri vet për shkak se e dië se cfarë mund të bëjë mendja jote e cekët dhe më sugjeroj disa gjëra se si mund të zbus ty dhe si mund të bëhemi miq në një farë mënyre, t’i linim gjërat e këqija mbrapa dhe të vazhdojm përpara, aty nisën Dhuratat rroba Illyrian ti ma ktheve me disa rroba të tjera. Nejse iku dhe kjo, miku jonë i përbashkët më premtoj që nëse ai do të thoshte Ty të mos Shaje më, ti nuk do Bëje më për shkak të respektit që ti “gëzoje” për të, mirë por ti Vetëm 1 muaj durove dhe as atë nuk e përfille më, filloj të binte vëmendja dhe shikueshmëria në tiktok, dhe plase sërish me të shara pa limit.

Ndërkohe kishe hap dhe telashe tjera me lloj lloj njerëzish duke sharë shummm e shum njerëz nga robt dhe familja, Kalonin ditët dhe ti një herë kërkoje falje një herë Shaje, deri sa mora vendimin të jepja disa këshilla të sinqerta publikisht në instragram, Sepse ti vdes të përmend un ty publikisht se vetëm për atë gjë jeton. Para 2 Ose 3 muajsh po haja drek me familjen mamin dhe babin me lokalin Tim, dhe këtu ma ke shpif si person. Më vjen kamarjeri dhe thot ka ardurh K jashtë dhe don të takojë, i habitur thashë K? Po tha kamarjeri, I thash sille thuj tvi Brenda, erdhi na takoj u ul me ne në tavolinë, e kuptova që ishte normal dhe inteligjent dinak, kuptova që nuk është i sëmurë por atë e thotë për justifikim, kemi ndejt mbi 2 orë si një familje, Mami Babi unë dhe K dhe disa nga shokët e mi, dhe një shoku tij, folëm për shumë gjëra e kam këshillu si unë dhe familja ime për mirë dhe vetëm të shofi punën e vet dhe të ndjeki muzikën, mami dhe Babi i folën si me pas fëmijën e vet, nuk kaluan 2 ditë del prap nëpër Tiktok dhe shan prap sërish në të njejtën mënyrë si në fillim pa i bërë as gjënë më të vogël, pa i pas as hak e as hile, duke i fol Vetëm për gjëra tmira që ky duhet të që të eci përpara”, shkroi Noizy.

Ora 09:30
Noizy rrëfen përplasjen me Cllevion te lokali në Durrës: Po haja bukë kur erdhën me pistoleta duke bërtitur me të shara! Kishin marrë disa vajza për të na filmuar

 
Noizy ka rrëfyer edhe përplasjen me Cllevion te lokali në Durrës, ku thotë se shkuan me 6 makina ‘për t’i kërkuar falje’ por ishin të armatosur dhe bërtisnin me fjalë fyese. Ai thotë se ishte duke ngrënë bukë me shokët kur dëgjoi të bërtiturat nga jashtë.

“Kalonte në Currila me pistoletë me vete tiktokun live si përherë dhe çerrat që e ingranonin t’i bëjë diçka Noizyt, Gjithsesi ditën kalonin dhe Avazi ishte i njëjtë hy Tiktok dhe shaj çdo pjesëtar të familjes time.

Një natë vendosa të shkoja të takoja shokët e K në Durrës pasi mendova se mund t’i thojn që shiko ate që po bën është gabim dhe s’do ta fal sepse ke kalu çdo normë çdo kufi dhe çdo rregull të një njeriu normal, prap dola pa sukses pasi ky e mori sikur unë i kapa shokët për presion, dhe bashkë me këto shokët e Durrësit dhe disa tjerë, K vendosi të vij tek lokali im në Durrës me 6 makina plot me cuna që i bie diku mbi 20 veta, kur parkohen jashtë dhe fillojnë të dalin nga makina 1 Nga 1, aty jashtë lokalit qëndronin dhe disa femra që i ka sjellë ky për të filmuar skenat qe ky pretendonte që do të bënte, në momentin kur ky ka hyrë brenda unë me shokët kemi qenë duke ngrënë bukë, në një moment dëgjoj tekstualisht kto fjal, “Ku është ai pederasti ma thirrni pak këtu jashtë, dhe më pas tha që kam shku me të kërku falje, me 20 veta dhe me ato fjaëe, kshu kërkokan falje gangot dhe unë se dija, po të shifni me kujdes janë njerëzit e K të parët që kanë nxjerr videon, e incizuar nga disa femra që i kishin me vete apostafat për këtë punë, dhe më pas ka ardh policia ka marr videot e lokalit dhe dikush i pa përgjegjshem e ka nxjerr videon e plot që qarkullon ende nëpër internet.

Ne nga Veriu kur shkojmë me kërku falje nuk shkojmë me 6 makina, me armë me vete dhe me telefona në dor tu inçizu, dhe kur i hyjmë tjetrit në shtëpi nuk i themi ku është ai pederasti, ka disa norma disa rregulla. Pastaj, kujt i kërkove besën ti? Me kë fole ti para se me ardh te une mbas gjitha atyre të shameve ofendimeve dhe kërcënimeve?

Dhe atë që bëre me babin tim? Kujt i the ti që po vi në bes tate për të kërku falje? Me mu s’ke fol, as me babin tim as me familjarët e mi, por ke ardh aty për tjetër qëllim, ke ardh aty si gango dhe nëse ti do kishe ik nga aty pa u zi me mu, e di shumë mirë se çfarë do të thoje kur të ikje nga aty, se tashmë ta njofim fytyrën se çfarë njeriu je, Gjithsesi u bë çfarë u be nuk jam krenar”, shkroi Noizy.

Ora 09:07
Iu kundërvunë pas arrestimit të ‘Cllevio’-s, Noizy flet për Fabio Dushkun dhe Aleks Vishën: Besuan fjalët e një intriganti, nuk i kam ofenduar kurrë

Reperi Rigels Rajku i njohur ndryshe si ‘Noizy’ nëpërmjet një sqarimi të gjatë të bërë në rrjetin e tij sociale, përmend edhe përplasjen me dy persona të tjerë të njohur në Tik-Tok, Aleks Vishën dhe Fabio Dushkun. Këta dy të fundit, duke i dalë në mbrojtje Kleviol Ahmetit i cili është arrestuar së fundmi për kërcënime ndaj Noizyt, kanë shpërthyer në ofendime ndaj këngëtarit.

Në postimin e bërë, Noizy bën me dije se Fabio Dushku dhe Aleks Visha janë gënjyer nga fjalë të pavërteta që Kleviol Ahmeti u ka thënë mbi të. Ai shpjegon për Fabio Dushkun nuk ka folu kurrë keq dhe vetëm e kishte respektuar. Ndërsa për Aleks Vishën shkruan se e ka njohur shumë kohë më para kur e ndiqte nëpër autostradë për t’i kërkuar foto.

“K. eshtë aq intrigant sa që shkon e I thotë disa shokve tanë të perbashkët që Noizy ka fol keq për ju, dhe kta që i besojn ktij, a e din Pse i besojn? Se kto kurrë nuk mkan dasht mu thjesht skan pas arsyje me u kap, dhe Tani që K u tha që Noizy ka fol keq për ju ktyre ju paska ngel hatri me mu dhe janë zemëru, nderkohë të dy kta e kanë pas numrin tim mem thirr e me u sqaru, por asnjeri e as tjetri se bëri kët, Sepse un jo vetëm qe skam fol keq per ato por biles njerin prej tyre qe ndodhet në qeli gzoja rrespekt prej vitesh sepse ashtu na ka ra me u pershendet me Ane te disa video mesazheve kür Isha në Greqi, ndërsa edhe kët tjetrin e njof shuuuum kohe me perpara, më ka ndjek disa herë. Nëpër autostradë me makine që të benim foto, shumë vite me përpara, nejse. Iku dhe kjo. K Shkon në itali dhe I hyp mllefi serish duke shar e ofenduar e kercenuar, ka kalu gati 4 vjet qe ky nuk ndalet, Kan provu shume njerz të hyn në mes për të rregullu djalin por te gjithë kanë dështu, ndaj unë vendosa të mos bëj veprime që një ditë do pendohem, vendosa t’ia lë shtetit të merret me kët person sepse unë skam me nerva e as moshë e as status të merrem me tipa si puna e atij”- shprehet Noizy.

Ora 08:57
Noizy zbulon si nisi përplasja me Cllevion: Nuk harroj atë që i bëri babait tim! Familja m’u lut që ta falja, ai nuk ndalej

 

Në sqarimin që bëri për zanafillën e përplasjes me Cllevion, Noizy ka treguar se gjithcka nisi kur ndali në rrugë babain e tij dhe e filmoi, gjë që thotë se nuk e fal. Ndonëse babai iu lut që ta linte me aq, Noizy tregon se Cllevio vijonte të dilte në rrjete sociale e të shante familjen.  

“Ai bën gjënë që s’do ja falja kurrë, me disa shokë nga Durrësi, K ndalon babin tim në mes të rrugës dhe e kërcënon siç e keni parë dhe vetë, dhe atë natë mbasi ka dalë video unë jam Betuar që s’do ja fal këtë xhest kurrë, unë nuk e di me kë është mësu ai ti dali baballarët tjerëve por mu s’mund t’ma bëjë jo ai por asnji, sepse nuk Janë familjarët e mi për t’i ndal K në Rruge, e me ju bo si I fortë Sepse ato jane në punen e vet dhe në hallet e veta si gjithë familjet normale Shqiptare.

E kam ndjek shumë herë në qetësi por i pa suksesshëm për ta kapur, ndërkohë non-stop edhe pas ndalesës që i bëri babait tim ky prap për çdo ditë hynte live në tiktok dhe vetëm genjente dhe bente intriga nga me te ndryshme qe krijonte në koken e vet, shante ofendonte pa limit, kjo ishte e perditshme dhe kjo eshte me fakte e din gjithë. Babi mu ka lut shumm për t’ia fal dhe Ashtu bëra ja fala, por nuk zgjati as 2 Dite, K del prap dhe shan e ofendon e Kercenon si cdo her me familje e ca ti mbaj goja”, shkroi Noizy.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elton: 21/04/2023 20:47

    Po lere u shok se I keni fajet vet!!!i jepni rëndsi një skeleti.ai kur doli nga burgu skishte lek t blinte një paket cigare.kozaku e mësoi t hapte tik tok t bënte ndonjë lek.edhe I lezetoi ktij;si ta mbaj audjencën lart e t bëj lek???-shaj noizy,shaj edi ramën,do vete t takoj megi pojanin (ajo si hedh as qurret ktij),m shkruajti bora zemani,shaj donaldin,shaj don xhonin shaj stres e kozakun e shum e shum t tjer edhe prap do vazhdoj derisa t takoj në ndonjë hundlesh.lëreni o mos ia varni fare se kokën e vet do haj!

    Përgjigju
  • genti domje: 17/04/2023 16:11

    ai qe keto i thone pedagogu o referohe tan dajtit nqs tan dajti ka ra ne nivelin e keti hajvonit nga lushnja dhe meret me keto pune prej ati laskarit qe ka kunat bujrum thuj te del altin lamaj per zot. p.s vajdini i ka pas lidh me tel keto plera ku ka perfundu ky vend

    Përgjigju
    • kunati: 18/04/2023 00:24

      kush eshte kunati?

  • Gripi: 17/04/2023 15:07

    Ham ham Rigels por ti nuk je burre. Te trembi pedagogu, te trembu burgaxhiu Dushku dhe te trembi Aleks Visha. Per cfare? Per nje psikopat te pariparueshem. Ti u terhoqe dhe ben grushta neper koncerte me kalamanj. Ky burre je ti qe nuk mbron dot nderin dhe pragun e shtepise nga nje psikopat. Nese burgaxhinjte pedagogu i leshit dhe Dushku do nxjerrin pushke per nje legen qe te cenon familjen atehere pushka top t'ju behet. Je dhe malesor gjoja, nje m*t je, nuk ke as fytyre dhe as burreri. Nuk duhej ta terhiqje padine o frikacak. Gjithesesi sipas kodit penal edhe nese viktima e terheq padine, i akuzuari vazhdon te ndiqet penalisht dhe denohet. Te tremben lepujt o Rigels.

    Përgjigju
  • Miku: 17/04/2023 13:33

    Po shif ore cun muzikwn, boll shave lart e poshte. Edhe keta te rinjte qe u dergojne gifte ketyrw, dergojuni ore ndonje hallexhiu se late nam. Keta i nxjerrin kelet vete.

    Përgjigju
  • Tafusi: 17/04/2023 10:42

    Uot dhe fak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja