Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Mal të Zi: Filloi të fliste për ‘tradhtarë’ brenda klanit mafioz ku ishte pjesë

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Mal të Zi: Filloi të fliste për ‘tradhtarë’ brenda klanit mafioz ku ishte pjesë

Edmond Mustafa

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar të Malit të Zi, ditën e djeshme rreth orës 09:10 të mëngjesit, ku si autor i dyshuar u arrestua 28-vjeçari Dino Ibrahimoviç.

Sipas mediave malazeze, Mustafa dhe 28-vjeçari i dyshuar si vrasësi i tij, kanë qenë shokë më parë dhe ishin pjesë e klanit mafioz “Skaljar”.

Vrasësi i maskuar i është afruar shqiptarit nga mbrapa, teksa ai po i afrohej makinës së tij në shoqërinë e motrës së tij dhe ka shëtnë disa herë drejt tijm e më pas është larguar me vrap. 

Dyshohet se shqiptari u fillua të shikohej me një sy ndryshe nga klani të në cilin ishte pjesë pas vrasjes së një prej krerëve të klanit Skaljar, Alan Kožar, në Korfuz, në vitin 2020.

Ai filloi të pretendonte në rrjetin social “Tiktok” se pas vrasjes së Kozar qëndronin “tradhtarë nga klani Skaljar” .

Ai dyshohet se ka publikuar korrespondencën sekrete të Sky-it si dhe ofruar në polici si dëshmitar-bashkëpunëtor.

Kujtojmë se Mustafa ka kërkuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë për zbardhjen e disa vrasjeve të kryera nga anëtarët e bandës Skalja dhe klanit Kavac. Megjithëse ai pranoi përpara autoriteteve policore bashkëpunimin e tij në disa vrasje dhe nxori emrat e autorëve ai nuk u arrestua kurrë dhe nuk iu dha statusi që kërkonte.

Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se, pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
U vra në sy të motrës, Edmond Mustafa dyshohet se u ekzekutua pas aferës me gruan e ish-ortakut

1709047086_edmondmustafa.PNG

Edmond Mustafa, shqiptari i vrarë mëngjesin e së martës në Tivar të Malit të Zi konsiderohej si person i afërt me klanin Skaljar, të cilët dyshohet se ishin edhe ekzekutorët. Një nga motivet e vrasjes nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se, pas vrasjes së bashkëpunëtoritZijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019, Mustafa nisi në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa. “Jam në një lidhje me gruan e Ziyadit”, këto mesazhe raportohet se janë shkëmbyer mes kreut të klanit Kavac, Radoje Zvicer, dhe policëve që dyshohet se kanë punuar për të, gjatë vitit 2020.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë