“Lule t’bukra ka Tirona” nga West Side Family është versioni më ‘in” i momentit.

Sot u bë publikimi i këngës, jo vetëm në YouTube, por edhe me një event në shtëpinë e Sali Shijakut, në një event që bëri bashkë shumë adhurues të muzikës dhe artistë, mbështetur nga Bashkia Tiranë.

Kënga ka një klip shumë tradicional dhe të veçantë, që Landi Hysa dhe Armir Shahini i kanë dhuruar traditës së kryeqyteti. Nga detaji i pajtonit, tek veshjet tradicionale dhe lëvizjet në qytet, West Side Family sapo i shtoi një tjetër sukses repertorit të tyre.