Lanë ushqimin, vetëflijohen për ringjallje nënë e bijë, dëshmia e motrës nga spitali: Anisa 15 muaj e vdekur në banesë! Babai u vetëvra 6 vjet më parë

Besonin tek ringjallja, prandaj u vetëflijuan! Detaje të reja tronditëse, edhe pse ende kontradiktore, kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë në Kombinat, ku nëna dhe njëra prej vajzave u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër është në spital. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Anisa Josifi, vajza e cila u gjet e pajetë dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa kohësh, por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe udhull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar.

Jane ende te mistershme rrethanat, bindjet, frekuentimet dhe gjithçka çoi kete familje në këtë tragjedi. E megjithatë policia dhe dëshmitarët japin disa versione dhe fakte të dhimbshme, që mund të çojnë gjithkënd të krijojë një opinion mbi këtë rast tronditës. 

Nga ana tjetër, vajza e cila ndodhet në spital, Blerta Josifi ka deklaruar para hetuesve: "Nuk e keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen". Ndërsa është shprehur se motra e saj kishte 15 muaj që kishte vdekur. Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe foton e nënës me dy vajzat e saj, të cilat besonin tek ringjallja. 

Kunati i Zhaneta Josifit ka treguar se kishte më shumë se dy muaj që nuk kishte parë Zhanetën dhe vajzën e saj Blerta. "I shkova në shtëpi, kërkova Anisën, më tha nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e zotit". Ai shprehet jashtë kamerave se Anisën kishte që nga muaji mars 2019 që nuk e kishte parë.

Ish-fqinjët e familjes në Përmet thonë se edhe burri i Zhanetës, Llukan Josifi është vetëflijuar para 6 vitesh, duke u hedhur nga pallati, teksa asokohe ishte pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait. Ndërsa pas ardhjes në Tiranë gruaja dhe dy vajzat ishin praktikante të një tjetër sekti. "Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin" tha një e afërme e familjes Josifi, jashtë kamerave për Report Tv

Sakaq, Dëshmitarët e Johovait në Tiranë thonë se familja Josifi nuk ishte pjesë e kësaj organizate. Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate Arben Lubonja thotë se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Po si ndodhi ngjarja? Nënë e bijë u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre, mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në njoftimin zyrtar tha se dyshimet e para janë për vetëflijim. Ndërsa u raportua nga vëllai i Zhanetës, pasi motra e tij dhe dy mbesat nuk i përgjigjeshin në telefon dhe nuk i hapnin as derën.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes dhe se tek trupat e viktimave nuk ka pasur shenja dhune. Ai u shpreh se janë konstatuar shenja të mosushqyerjes, ndërsa vajzat ishin të arsimuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Dëshmi rrëqethëse për vetëflijimin e nënës me të bijën, e afërmja: Vinte erë e keqe, e ëma më tha që Anisa po bën ditët e Zotit

Një e afërme që jeton pranë banesës së familjes Josifi jashtë kamerave tregon për Report Tv detaje të reja. "Një vit e gjysmë më parë kanë qenë në një sebep familjar. Anisën kisha që në janar 2019 pa e parë. Kur kam shkuar për vizitë në shtëpi, kam ndjerë erën e keqe, e kanë pyetur cfarë është. E ëma më tha, Anisa nuk del se po bën ditët e Zotit, era e keqe vjen se nuk duhet të lahet. Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin" tha ajo, jashtë kamerave për Report Tv.  Blerta Josifi, ndodhet tek psikiatria në QSUT në gjendje më të qetë. Sipas policisë, nuk dihet se cilit sekt fetar i përkisnin nënë e bijë.

Ora 12:56
Flasin fqinjët e familjes Josifi në Përmet: Bashkëshorti i Zhanetës u hodh nga pallati, ishte me një dorë (VIDEO)

Fqinjët e familjes Josifi në Përmet për Report Tv thonë se edhe aty njiheshin për njerëz të mirë. Sipas tyre, bashkëshorti i Zhanetës para disa vitesh u hodh nga pallati, për shkak të depresionit. Pas kësaj ngjarja gruaja dhe dy vajzat shkuan në Tiranë.

"Kjo kishte dy vajza dhe burrin. Bënte tregti, ishte goxha zonjë edhe burri ishte i shkëlqyer, por ishte me një krah. Ai është hedhur nga pallati para 5-6 vitesh. Më pas gruaja mori vajzat dhe iku në Tiranë. Ai burri ishte kryevepër, por edhe gruaja në punën e saj. Ai ndoshta u mërzit që ishte me një krah dhe u vetëvra. Më ka ardhur shumë gjynah. Me Jehovain nuk di gjë të kenë qenë ato".

"Ishin njerëz shumë të mirë, nuk i bënin kujt keq. Kemi qenë në një lagje dhe kur kemi qenë të vogla me mamanë e saj luanim. I ati u hodh nga kati i katërt. Ishin shumë të mira. Ajo merrej fillimisht me tregti këtu, shisnin tek tregu", u shprehën fqinjët.

"I njoh shumë mirë. Është gjynah që vajza të reja humbasin jetën që merren me Jehovain. Ato ishin vajza të mrekullueshme. Këtu ka shumë dëshmitarë të Jehovait.

"Jehovai nuk është një gjë e mirë, është  e keqe. Më kanë ardhur në shtëpi dhe nuk i kam pranuar. Ato të shkatërrojnë jetën", thanë për Report TV fqinjët.

Ora 11:48
Dëshmitarët e Johovait: Familja Josifi nuk është pjesë e  organizatës tonë! E çmojmë jetën si gjënë më të shtrenjtë (VIDEO)

Dëshmitarët e Johovait në Tiranë thonë se familja Josifi nuk ishte pjesë e saj. Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate Arben Lubonja thotë se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait. "Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në media shqiptare për humbjen e jetës në familjen Josifi. Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm. Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait", thuhet në deklaratë.

Ora 10:16
Vetëflijimi i nënës dhe vajzës, dëshmia: E pyesja ku është Anisa, më thoshte është në gjumë (VIDEO)

Një tjetër dëshmi trondistëse vjen nga një banore e pallatit ku jetonte Zhaneta Josifi me dy vajzat. Ajo thotë se ato kishin kohë që nuk dilnin nga banesa, ndërsa nuk pranon as persona të afërm. "Kishim hyrje dalje, muhabet. Unë shkova në Greqi, kur u ktheva i vete  dhe i them, ku e ke Anisën ? Fle gjumë tha. Shikoja nga dritarja dhe nuk dilnin, edhe dy lule që kishin aty po i thaheshin. I vete Zhanetës dhe i them, ku e ke Anisën, apo e ke në Gjermani. Vuri buzën në gaz dhe më tha: jo e kam këtu. Dy vjet unë as Blertën dhe as Anisën nuk i kam parë më. Momenti i fundit që kam parë Zhanetën ka qenë në mars. E pashë në supermarket poshtë dhe një ditë kur erdhi policia dhe bashkia që i sollën ushqime. I vajta para një muaj, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte", u shpreh banorja. 

Ora 10:12
Vetëflijimi i nënës dhe vajzës, familjari: Anisën kisha një vit që nuk e kisha parë! Zhaneta më tha nuk i ka bërë ditët e zotit (VIDEO)

Kunati i Zhaneta Josifit ka treguar se se kishte më shumë se dy muaj që nuk kishte parë Zhanetën dhe vajzën e saj Blerta. "I shkova në shtëpi, kërkova Anisën më tha nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e zotit". Ai shprehet jashtë kamerave se Anisën kishte që nga muaji mars 2019 që nuk e kishte parë.

Ora 09:43
Blerta Josifi që i mbijetoi vetë-flijimit është dërguar në urgjencën e psikiatrisë

Blerta Josifi, 34-vjeçarja e cila i mbijetoi vetëflijimit ditën e djeshme u dërgua  në urgjencë, ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e para. Më pas ajo është transferuar në shërbimin e urgjencës psikiatrike dhe ndodhen në gjendje të qetë.

Ora 09:43
Besonin tek ringjallja, ja fotoja e nënës Zhaneta Josifi dhe dy vajzave të saj Anisa dhe Blerta

1593762379_zhanetaanisa.jpg

Report TV ka siguruar foton e nënës Zhaneta Josifi dy dy vajzave të saj. 56-vjeçarja bashkë me njërën nga vajzat, Anisa Josifi u gjetën të pajeta. Ndërsa vajza tjetër Blerta u dërgua në spital.

Ora 09:17
Dritarja e tualetit, ku hynë forcat zjarrfikëse dhe gjetën të pajetë nënën dhe vajzën e saj

1593760632_dritarja001.jpg

Kjo është dritarja e tualetit, nga e cila forcat zjarrfikëse hynë në banesën e Zhaneta Josifit, ku u gjet e pajetë bashkë me njërën nga vajzat e saj. Ndërsa vajza tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ora 08:42
Vetëflijimi/Dëshmia: Vajzat kam 5 vjet që nuk i kam parë, nuk pranoni asnjeri brenda (VIDEO)

Një banore e pallatit ku banonte Zhaneta Josifi bashkë më dy vajzat e saj ka treguar për Report Tv se vajzat nuk pranoni asnjë në shtëpi.

"Ishin vajza të shkëlqyera, ishin me shkollë të lartë. Mbase kanë pasur nevojë për psikologë.  Siç thoshin komshinjtë, vajzat nuk pranoni asnjë person brenda. Thoshin që ishin predikuese, por nuk e di sepse vajzat nuk i kisha parë. Vetëm nëna e tyre dilte. Unë kam 5 vjet këtu vajzat nuk dilnin fare nga shtëpia", tha banorja e pallatit.

Ora 08:33
Report TV në banesën e Zhaneta Josifit, aty ku u gjet e pajetë bashkë me njërën nga vajzat e saj (VIDEO)

Një ditë pas ngjarjes, Report TV ka shkuar në banesën e Zhaneta Josifit, e cila u vetëflijuar bashkë me njërën nga vajzat e saj, Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër Blerta, ndodhet në spital.

Në banesë janë vetëm shiritat e sigurisë së vendosura nga policia mbrëmjen e djeshme.  Nëna dhe dy vajzat ishin predikuese të Jehovajit, pasi policia ka gjetur në banesën e tyre shënime predikuese.

m.x./a.m./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po e menaxhon siç duhet qeveria pandeminë e COVID-19?

Komento

Komente

  • Ana: 05/07/2020 02:00

    Me vjen shume keq, qe jo vetem njerezit, por dhe kanalet, flasin pa verifikuar, pa ditur, vrapojne te flasin te japin lajme, pa fakte.Nje njeri I menqur degjon, studion,verifikon nji qeshtje, pastaj flet.Kurse ne Shqiperi vraponi per te folur, per te akuzuar, perpara qdo gjeje. Mund tju quaje dikush me pak mend ,te besueshem, se besoj. Por mjerisht, tani dominon, korrupsioni, intriga, e keqja,injoranca. Ku mjerisht te mires ithojne je e keqe, dhe te keqes e mire. Mjere ju, sa ne erresire jeni, Perdorni, fatkeqesin, ose gabimet e nje ngjarje,qe nuk u donin te ndollnin, per te hedh balte mbi deshmitaret e Jehovait,dhe nuk kerkoni , te verteten, qe mos te ket me kto dhimbje, por me shume se shkaktari I vertet, Ju intereson te hedh balte, mbi popullin e Perendise, QE ecin me parimet e bibles, fjales se Perendis, udhezimeve te bibles si mos vrit, mos genje, mos lakmo, mos vjedh, mos u merr me magji,dhe shume e shume te tjera ,,,,, Vlera morale,QE ju nuk I njihni as doni ti njihni.Sepse ju pelqen ,mashtrimi ,intriga,imoraliteti,,,,,,, etj

    Përgjigju
  • investiguesi: 04/07/2020 18:34

    Puna e pakualifikuar e medias vizive dhe asaj të shkruar si dhe profesionalizmi amator i shumë prej tyre do të shfrytëzohet tani nga drejtuesit e Dëshmitarëve të Jehovait në Shqipëri se kjo propagandë është një sulm dhe shpifje nga Satani, kundërshtari i Perëndisë. Nuk është e para herë që kjo gjë ndodh dhe rezultatet janë që kjo organizatë fetare ka vazhduar t’i shtojë radhët e saj. Kjo mungesë e profesionalizmit të medias do t’i bëjë edhe më ngulmues dhe kokëfortë për të vazhduar në predikimin e tyre fetar tepër të rafinuar dhe jobiblik anëtarët e kësaj organizate fetare të cilët nuk janë të vetëdijshëm dhe në dijeni se kush janë drejtuesit e tyre. Kurse drejtuesit e kësaj organizate në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë Kalorës Tempullarë dhe anëtarë të Masonerisë së Ritit të Jorkut do të bëjnë propagandën e tyre duke e klasifikuar këtë rast si një nga përpjekjet që bën Satani në nivel botëror kundër tyre si “shërbëtorë” të Perëndisë. Të vazhdosh kështu në këtë mënyrë të përsëritur do të thotë të furnizosh me karburant makinerinë Masonike të Shoqatës Kulla e Rojës në Amerikë dhe Shqipëri. Në fund, sa për dijeni, drejtues i Dëshmitarëve në Shqipëri nuk është Arben Lubonja, por Michael di Gregorio nga Amerika.

    Përgjigju
  • Adela: 04/07/2020 17:41

    Mbylleni organizaten terroriste Deshmitaret e Jehovahut qe sillen si skutha sot duke mohuar anetaresine e ketyre 3 grave.

    Përgjigju
    • adi: 06/07/2020 12:12

      po ik o klaudio se dukesh qeke pjese i atyre autikve, shko ik vrit dhe ti veten se do ringjallesh. i njoh une i kam pas komshij dhe po e kane ate idene e ringjalljes, mjere keto njerez qe iken nga turte e kokes, po si DEJ ke dhe organizata sekte plot ne tirane, si carp albania, apo kisha te ndryshme te mbushur me idiot pa tru qe shkojn se do takojn zotin. sjam kundra besimit po keto gjera me ngjallin neveri

    • Klaudio: 05/07/2020 21:09

      Pse Adele i njeh Dëshmitarët ti. Kane web site online futu lexo e hap syte mos po i shan kot

  • Iris: 04/07/2020 01:19

    Ky nuk eshte as rasti I pare as I fundit ne bote,por ne Shqiperi eshte I pari.Ka ardhur koha qe shteti te kontrolloje keto sekte apo kulte fetare sepse mund te sjellin pasoja te renda,kujtoni ngjarjen ne Wako.Texas ne 90'.Liria fetare mund te jete me rendesi per disa,por abuzimi me kete liri,eshte shume i rrezikshem.

    Përgjigju
    • Ili: 05/07/2020 02:20

      Perkundrazi ne Shqiperi ka 20 vjet a me shume qe ndpdhin vetevrasje nga pjesetare edhe femije 10 a 11 vjecare te Jehovait. Gjeta lajm ne gazetat e huaja per vetevrasjen e e te rinjveshqiptare te dates 2005 dhe thoshte qe ishte ngjarje e perseritur. Keta te Jehovait edhe atehere genjenin si tani duke theme se viktimat nuk kishin asnje lidhje me organizaten e tyre edhe pse lajmi shkruante se vajza 11 vjecare vari veten pasi u zu me familjen per punen e tyre dhe policia ne shtepi i gjeti fletushkat e propagandes. Per kete lajm ama nuk flitet fare. Jane shume te fuqishem dhe te pasur dhe komandoj e median jashte Shqiperie per ti fshehur lajmet.

  • Ragione e sentimento: 03/07/2020 23:18

    Kjo ngjarje eshte vertet e rende dhe e dhimbshme!lexova shume artikuj dhe komente dhe te them te drejtën me ka goditur shume mënyra se si mediat ne Shqiperi trajtojnë ngjarje te tilla. Arsyetimi qe përdorin eshte I nje niveli shume te ulet. Me duken si mësues te cilësisë shume te dobët. Si pasoje dhe komentet e shume personave jane pa arsyetim pa basa pa prova, njëlloj si mësuesi i tyre. Shqetësimi qe ngre eshte: neser, pasneser ne nje te ardhme te larget ose te afert, cdo kujt nga ne mund ti ndodhe dicka e papritur dhe e dhimbshme. Ku do ta gjejme arsyetimin e forte (qe per fat te keq na e kane dobesuar)per te kuptuar sa me mire se cfare mund te na kete ndodhur?

    Përgjigju
  • Mërgimtari: 03/07/2020 17:14

    Një personalitet Anglez i shekullit 18 ka thënë: I topitur është njeriu që nuk lexon gazeta, por edhe më i topitur është ai njeri që e merë diçka si të vërtetë vetëm se e ka lexuar në gazetë. Në shtetet perendimore ka me qindra mijëra Dëshmitar të Jehovait dhe në këto 30 vite nuk kam dëgjuar as edhe për një rastë të vetëm që këta të fundit e kanë quar dikë drejtë vdekjës. Vetëm shqipëtarve mund ti servirësh gënjeshtra të tilla. Lajmë alla Albanistan!!!!

    Përgjigju
    • per elen: 04/07/2020 08:46

      ahhahaha o ela po ky mergimtari esht i njejti njeri qe shkruan ne emr te ketyre te jehovit kta qe ne fytyr te gjith ne fier ne tiran sarand durrs kudo njelloj jan si te vobekt cyruker debila keto njerez mbledhin dhe keta godasin pertej paragjykimeve per keta kategori njerzish qe permendajan shum te djallzuar keta te jehovait kete pun kan bere e do bejn dhe vet e din qe per kete pun u ka dal nami qe para 25 vitesh

    • Ela: 03/07/2020 20:27

      nuk kane çuar dike drejt vdekjes!!? Keta nuk lejojnë transfuzion gjaku te fëmijët apo te afërmit te tyre dhe preferojnë me mirë që ata te vdesin sesa të "perziejne gjakun",mos te flasim per njerezit qe kanë kryer vetevrasje sps per një arsye ose tjetër kane thyer rregullat e kultit dhe perjashtohen dhe braktisen nga familjarët, te afërmit dhe miqtë qe janë pjesë e ketij grupi dhe nuk e përballojnë dot ketë gje.Per mendimin tim keto rryma dhe kulte fetare te krijuara ne 100 vitet e fundit kane shume probleme ne ideologjitë dhe interpretimet fetare te tyre,sidomos per jetën pas vdekje,si dhe me burimet e fshehta se nga financohen. Shteti jonë as nuk I kontrollon fare përmbajtjen dhe mesazhin që ata përçojnë,sidomos ne nje vend si ky I joni me popullsi me nivel arsimimi që le për te dëshiruar dhe varfëri të madhe këta gjejnë terrenin perfekt të rrisin numrin e pjesëtarëve te tyre,qe sipas tyre sa më shumë veta ti bëjnë pjese te tyre aq me afër "Jehovahit"jane!

  • Ilir: 03/07/2020 16:14

    Jetoj jashte dhe i njoh keta shpifesira te Jehovait. Nqs nuk u hap deren ketq teo futen nga dritarja. Kane nje vullnet te madh per te te perfshire ne organizaten e tyre. Po lexojme qe vajzat ishin me arsim te larte, po si keshtu, te shkolluara dhe ua shpelante trurin e ema pastruese?!Mamaja e tyre ka qene nje rrezik per jeten e tyre. Sa i mbante ne shtepi dhe i linte pa buke e uje, ti kishte lena te lira te jetonin, krijonin familje. Shqiptaret jane shume namuzqare, mos na dale nami, na turperojne emrin e familjes, kjo ka qene arsyeja qe familjaret nuk e kane bere publike anomaline e kesaj familje, apo te shqetesoheshin pse nje bajze nuk shfaqej ne dynja.

    Përgjigju
    • Florian: 04/07/2020 00:52

      Arsimi bie ne menyre te pandalshme. Sipas mendimit tuaj ai qe eshte i arsimuar apo i shkolluar nuk eshte tru-shplare, detyra kryesore e shkolles eshte te zhvilloje aftesite tona. Problemi me urgjent eshte imazhi moral, komunikimi dhe gjendja shpirterore. Sidomos komunikimi eshte nje pjese shume e rendesishme, denon vetmine dhe friken.

  • Ema: 03/07/2020 15:24

    Un jetoj ne itali ku kjo fe esht mjaft e perhapur dhe personalisht njoh mjaft njerez me kete fe por asnheher nuk kam degjuar per sa koh ndodhem ne itali per me shum se njezet vjet qe te flijohen njerez si ne shqiperi. Kto gra te gjora o kan vdekur nga skamja o policia te hetoj se kush fshihet pas kesaj feje . Kjo fe ka mjaft gjera qe ne sna pelqejn po vet flijimin se kam degjuar kurr.

    Përgjigju
    • Elsa: 09/07/2020 23:05

      Po lexo dhe degjo mir ti se ca bejne ktu dhe jasht

  • WTF: 03/07/2020 15:23

    Mjaft i pergojuat viktimat, turp te keni! Lajmin e morem, kaq mjafron. Nuk ka nevoje per me shume detaje dhe pergojime "komshinjsh". Si nuk keni piken e ndergjegjies kur dhunoni njerezit ne kete menyre? Imagjinoni t'ju kishte ndodhur familjes tuaj, o njerez te pashpirt.

    Përgjigju
    • tan: 03/07/2020 20:54

      Nuk po i përgojojmë viktimat po njerzit po përpiqen të kuptojnë shkaqet dhe arsyet në mënyrë që të evitojnë gjëra të tilla dhe ti detektojnë shpejt tek familjet apo të afërmit e tyre. Ka shqetësim tek njerëzit për një fenomen që është rrotull tyre dhe që godet. Ndaj s ka vend për tu acaruar se mirë ata që ikën po të paktën të frenohet ikja e të tjerëve....

    • wtfffffuckkk: 03/07/2020 16:29

      iko debil ata skan gjynah per vete do na vi neve o kokr debili jehovush

    • Adi: 03/07/2020 16:29

      Fjal me vend sngeli komshi e soj e sorrollop pa dal ne tv. Zoti e shpetoft vajzen tjeter

  • Santa Quaranta: 03/07/2020 14:37

    Lerini te qete vajzen e gjore!! Ata kane vdekur nga varferia!! Nuk kane mundur as te vjedhin as te kurverojne!!

    Përgjigju
    • Elsa: 09/07/2020 23:06

      Po ti kur ke ndermend t vetflijohesh ?

    • tan: 03/07/2020 20:56

      Në fakt shkaku i vdekjes duket se eshte lavazhi i trurit permes propagandes fetare dhe shteti duhet te reagoje dhe te parandaloje zhvillimin dhe zgjerimin e sekteve te tilla.

  • Vicidoli: 03/07/2020 14:32

    Rrnofte Birisha qe na bani me fe me din e iman me prona me arme me mbrojt vedin prej komunisteve dhe Edvin Mafise qe vret e pret shqiptaret... ngrihuni te shporrim ket qeverri

    Përgjigju
  • E verteta: 03/07/2020 14:31

    Thelbi i lajmit eshte se dy te papuna qe kerkonin ngushellim tek feja kryen vetevrasje dhe nje e trete lufton per jeten. E ka thene Marksi para 150 vjetesh qe feja vendos lule imagjinare mbi zinxhiret qe mbajne lidhur njerezimin. Duhen flakur tej zinxhiret e shfrytezimit ekonomik bashke me lulet imagjinare te fese qe te mbledhim lule te verteta. Fatkeqesisht flakja tej e zinxhireve eshte gje e koklavitur, sic e ka treguar edhe eksperimenti yne i deshtuar me socializmin...

    Përgjigju
  • Ore: 03/07/2020 13:44

    O zot ai qe i ka shtyre drejt kesaj gjeje keta njerez, ishalla ta pesoje te femijte e vet ne fillim.

    Përgjigju
  • Dhimitri: 03/07/2020 13:15

    Kto ishine Ortodokse dhe kjo ishte ideja e Janutodhahit si do ringjadheje per ket jame i sigurte

    Përgjigju
    • Beni: 04/07/2020 15:52

      Ik se le nom

  • Tope Papagalos: 03/07/2020 11:13

    Mbylleni kete grup kriminal. Deshmitaret e Jehovait jane grup terrorist... plehra qe detyrojne njerezit te vrasin veten... fisderra!!!

    Përgjigju
    • fieri: 03/07/2020 14:06

      me plera ska kan ketu e 20vite kete pune bejn para 12 13 vitesh ne fier ben kerdin moterqirat . vladimir putin i ndoqi na rusia ka vite

  • LORA: 03/07/2020 10:53

    Hetoni mekanizmin e rekrutimit te misionareve te "jehovait" ne Shqiperi,per te zbulu shkakun e qenesishem te ketij makabriteti. Sa per kete familje,keta kane marre ndeshkimin e paktit qe vete zgjodhen te bejne me djallin.

    Përgjigju
  • Gazi: 03/07/2020 10:32

    Or mik skishte faj xhaxhi Enver qe i prishi te gjitha me xhamia me kisha ja prej shperlarjes se trunit. Kta jan robt me te flliq qe ekzistojn kta sdun robt e vet kta te jehovajt.

    Përgjigju
  • Aty ne Shqiperi duhen mare me shqelma ata te Jehovait,,sa here nese Ju afrohen,,: 03/07/2020 09:06

    Nese Kriminelet Politikane vrasin vjedhin,,dhe poshtersojne nje Popull ,,edhe keta te Jehovait Jane njesoje ose edhe me te keqe..Kudo ne Bote ,,keta i marin me shqelma,,keta Jane Si raca Turqe,,qe q******brenda per Brenda Families dhe gjakut te tyre.. Hajduta prefesioniste Jane te paret... Aty ne Shqiperi ,,fatekeqesisht Kane zene rrenje ,,Si ata te tjeret me mjeker DHE falen ne Bulevard,,, Ptuuuu,,Race Muti...

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/07/2020 09:06

    Eshte krim i tmerrshem,nuk ka dallim nga jeleku i vdekjes se islamikeve.....duhet denuar si terrorizem...kushdo sekt fetar qofte. E tmerreshme!

    Përgjigju
  • Toni: 03/07/2020 08:58

    Feja është trushpëlarësi më i rrezikshëm.::

    Përgjigju
  • sot: 03/07/2020 08:45

    Nuk ka fjale per vepra te tilla , nuk ka as justifikime dhe as fe qe te detyron te besh te tilla flijime. Nese vertetohet sekti , cili eshte , instancat shteterore duhet te marrin masa drastike , qofte edhe mbylljen e aktivitetit ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Ragione e sentimento: 03/07/2020 23:05

      Është një ngjarje shumë, shume e dhimbshme! Po në njerëzit me natyrën tonë të papërsosur kemi maninë të justifikojmë diçka që nuk e kemi idenë se çfarë mund të ketë qenë më një diçka tjetër që në shumë raste ka rezultuar false dhe pa baza. Po mendoj se kjo gje na ndodh sepse mediat po na bëjnë lavazhin e trurit! Ne nuk jemi më në gjendje ti shikojmë gjërat më hollësi para se të flasim, por sa lexojmë emrin ne kete rast, Jehova, menjehere bejme lidhjen dhe ata qe merren me kete pune kete duan.Sa me shume komente sa me shume klikime e para. E dini cfare? Eshte preokupuese sepse ne nje te ardhme te afert o te larget mund te na ndodhe edhe neve dicka e dhimbshme dhe papritur dhe padashur mediat e zgjidhin menjehere duke përdorur vetem nje emer psh:Jehova. Edhe ne nuk mund te arsyetojme me sepse truri jone eshte kthyer ne nje robot qe ndjek arsyetimet e dikujt tjeter.



×

Lajmi i fundit

John

Tiranë, motori përplas 8-vjeçarin me biçikletë te kryqëzimi i 21 Dhjetorit