Detajet e marrëveshjes Kosovë-Serbi
mund ta pengojnë zbatimin

Detajet e marrëveshjes Kosovë-Serbi<br />mund ta pengojnë zbatimin
PRISHTINE- Faktorë të ndryshëm, si brenda Kosovës, ashtu edhe nga Serbia, kanë potencial për të penguar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, vlerësojnë analistë të çështjeve të sigurisë.
 
Të mbledhur rreth një tryeze në Prishtinë, vëzhgues nga Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Bashkimi Europian thanë se detajet, mund të shtyjnë zbatimin e marrëveshjes, apo edhe të kërcënojnë atë që palët u morën vesh në Bruksel.
 
Mirosllav Haxhiç, nga Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd (BCSP), tha të martën se “aparati shtetëror i forcës në Serbi, i jep llogari pushtetit civil, por kjo nuk garanton se ata do të zbatojnë në përpikëri marrëveshjen Kosovë-Serbi”.
 
Pas dhjetë raundeve të bisedimeve Kosovë-Serbi, më 19 prill, kryeministrat e dy vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, u morën vesh për 15 parime bazë, si pjesë të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.
 
Kurse të mërkurën e kaluar, dy shefat e qeverive u pajtuan edhe për afatin kohor të zbatimit, të 6 parimeve kyçe të kornizës ligjore rregullative, që kanë të bëjnë me komunat serbe, policinë, drejtësinë, dhe zgjedhjet lokale.
 
Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) tha se “detajet për zhbërjen e strukturave paralele, dhe përfshirjen e tyre në sistemin aktual, janë ende të panjohura”.
 
Nga këndvështrimi i analistit nga Tirana, Arian Durmishi, “marrëveshja e prodhuar në Bruksel, ka edhe pika të dobëta, pasi atë e nënshkruan krerët më të lartë shtetërorë, pa i bërë disa hapa të rëndësishëm paraprakë”.
 
Pavarësisht se si shihet në sytë e analistëve rajonalë, europianët thonë se mekanizmi i zgjedhur për të arritur këtë marrëveshje, ofron siguri që ajo do të jetë e zbatueshme.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan