DETAJET/ Si do të funksionojë shoqëria shtetërorë për ruajtjen fizike 'Illyrian Guard'

DETAJET/ Si do të funksionojë shoqëria shtetërorë për ruajtjen fizike 'Illyrian Guard'

Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj ka dhënë detaje se si do të funksionojë shoqëria tregtare “Illyrian Guard”, e para kompani 100 % në pronësi të shtetit.  Një kompani shtetërore e ruajtjes së sigurisë fizike të personave dhe pronave shtetërore, me punonjës të Policisë së Shtetit.

PËRSE U KRIJUA SHOQËRIA "ILLYRIAN GUARD" sh.a.?
Për tre arsye kryesore, për të ofruar një standard të ri cilësie në tregun e sigurisë dhe rendit publik; për të kursyer nga buxheti i shtetit shuma të konsiderueshme që shkojnë sot për ruajtje dhe sigurisë fizike nga institucionet shtetërore; e treta, jo më pak e rëndësishme, ofron një mundësi të mirë freskimi për personelin e Policisë së Shtetit.

Për të krijuar këtë shoqëri do të marrim eksperiencat më të mira që ka sot në Europë apo në botë. Dhe nuk është një risi që kompani tregtare, të zotëruara nga shteti, të operojnë në këto lloj fushash. Kemi shembuj të tillë të suksesshëm në Austri, në Gjermani, në Francë, në Itali, ku mjaft kompani shtetërore janë lider në tregjet përkatës dhe duke qenë lider në tregjet përkatës jo vetëm që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme edhe për buxhetin e shtetit, por kanë edhe lirinë për të kërkuar dhe zhvilluar teknologji të reja, në mbështetje gjithmonë të atyre që janë qëllimet e tyre. Pra shërbimet, me çmime të arsyeshme, risi teknologjike për fushën e sigurisë dhe rendit publik.

SI DO TË ORGANIZOHET DHE DO TË FUNKSIONOJË?

Do të organizohet me disa departamente në varësi të shërbimeve që do të japë. Nuk është thjeshtë një shoqëri që ofron shërbim ruajtjeje dhe sigurie fizike, pra nuk është thjesht një ‘SHPSF’, patjetër që do të operojë edhe në atë treg, sidomos me institucionet shtetërore. Por edhe një komponent tjetër mjaft i rëndësishëm është kërkimi teknologjik dhe fusha e teknologjisë së informacionit. Pra, ajo që ne kemi si shtysë sot që është modernizimi i strukturave të Ministrisë së Brendshme.

CILAT JANË AVANTAZHET E "ILLYRIAN GUARD"?

Avantazhet në krahasim me një organ shtetëror, ka avantazhe, sepse duke qenë një shoqëri tregtare, ka një organizim dinamik. Pra nuk është e kushtëzuar nga ato skema që sot ndjekin agjencitë shtetërore apo institucionet shtetërore. Pra i adaptohet shumë më lehtë tregut. Në fushën e rendit dhe sigurisë publike ka një avantazh tjetër në raport me kompanitë e tjera, sepse mund të shfrytëzojë gjithë eksperiencën dhe “know how-n” e Policisë së Shtetit. Pra është një vlerë e shtuar nga ana tjetër.

SI DO TË REKRUTOHEN PUNONJËSIT E "ILLYRIAN GUARD"?

Burimi kryesor i rekrutimit të punonjësve do të jetë Policia e Shtetit. Në Policinë e Shtetit ka shumë njerëz me eksperiencë, të cilët për një arsye ose për një tjetër, nuk kanë pasur atë ecuri në karrierë. Flasim për ata që kanë po themi 20-25 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit. Mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ta që të punojnë për një entitet privat, që garanton edhe kushte ndoshta të mira pune dhe duke vazhduar pak a shumë të punojnë në të njëjtin profil.

NË ÇFARË FUSHE DO TË OPEROJË "ILLYRIAN GUARD”?

Ruajtja dhe siguria fizike është vetëm një nga fushat ku mund të operojë kjo. Duke qenë shoqëri tregtare mund të operojë në të gjitha fushat që e gjykon të arsyeshme dhe në të gjitha ato fusha, të cilat përveçse mund të krijojnë të ardhura, mund të jenë edhe me interes për zhvillimin e mëtejshëm. Ajo që ne mendojmë është që kjo shoqëri do jetë një element kyç përsa i përket modernizimit të Policisë së Shtetit apo të strukturave të tjera të Ministrisë së Brendshme. Që do të thotë, duke qenë një entitet privat, ka gjithë lirinë që të ushtrojë veprimtarinë në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të teknologjive. Ne besojmë fort që në këtë pikë do të jetë një ndihmë e madhe për të gjithë institucionet e Ministrisë së Brendshme.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë