‘Deteve ngjyrë vere’, udhëtim në mitologjinë e Mesdheut, përmes 29 tablove të Orion Shimës

Si Homeri, të cilin e bën pjesë të tablove të tij në vaj, Orion Shima, e ndërton udhëtimin e Odisesë së tij, përmes spatulës e penelit... Fton në fabulën e tij piktoreske që vizitorët në galerinë “Fab” deri në 16 mars të udhëtojnë “Deteve ngjyrë vere”...

“Është një lloj udhëtimi i gjithë mitologjisë greke në veçanti e atyre që qarkullojnë në Mesdhe”, shprehet artisti Orion Shima.

29 tablo, ku subjektet siç orienton kuratori Parid Teferiçi i zgjedh nga sojlinjtë e Kadmusit e të Harmonisë, çiftit që la Tebën me historikun e mbartur të fatkeqësive familjare, e që më pas pëson metamorfozën...  Por këta aktorë të përzgjedhur, prej kësaj historie, sjellin figura që s’dinë ta çmojnë kohën në Olimp, e si pasojë humbasin në gjera të pavlera...

“Është një ekspozitë që përpiqet të artikulojë harenë, dhimbjen, të gjithë kulturën e asaj kohe, por duke e sjellë në një formë më bashkëkohore dhe sigurisht edhe në bazë të ndjesive të mia personale”, shprehet më tej piktori.

Herë si mjellmë e herë si tjetërkafsh, shfaqet Zeusi në pasionet e veta,  më tej Edipi para Sfinksit, e si pasojë në përmbushje të fatit të tij tragjik, siç ia dikton Orakulli i Delfëve... apo Zeusi i zemëruar me Marsian, që guxoi ta sfidojë si zot të muzikës...

“Kësaj here ka qenë një kërkim paraprak i përzgjedhjes së çdo fabule, dhe në vartësi të gjendjes që krijon vetë fabula, krijohet pastaj gama koloristike, tensioni, hareja, lumturia. Të gjitha këto pastaj marrin edhe një spunto, që çlirohen nga pikëpamja e ekzekutimit artistik”, shprehet më tej Shima.

Teferiçi thotë se udhëtimi i Shimës mbërrin tek “Metamorfozat” e Ovidit, pa lënë mënjanë Homerin, ndërkaq vizitori mund të reflektojë, përmes portretizimit të mitologjisë në aktualitet, në një garë ndoshta të egër edhe në art, për ikjen, tragjizmin edhe në bërthamën e shoqërisë, humbjen e kohës në një det kotësie, apo më keq, vesesh e shthurje.

“Rimarrja e temave të tilla, që janë sa historike dhe të ndërtuara nga Historia e Artit, herë pas here, krijon edhe vetë një mundësi që ti ta rishikosh dhe ta transformosh fabulën... ta risjellësh në kohën tënde, me mjetet dhe artikulimet që i përkasin kohës që ti jeton”, tregon Shima.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë