/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të martën disa ndryshime në udhëzimin "Për detyrat e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Ushtrisë në Zgjedhje", në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Ky akt i ndryshuar parashikon plotësimin me dy modele të reja vendimet që KZAZ-të do të përdorin për thirrjen dhe largimin e forcave të Policisë së Shtetit nga Vendet e Numërimit të Votave, kur aty ndodhen persona të paautorizuar apo rrezikohet rendi.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme KQZ shtyu shqyrtimin e udhëzimit "Për mënyrën e organizimit të punës dhe radhën e veprimeve gjatë dorëzimit të materialeve zgjedhore nga Komisioni i Qendrës së Votimit (KQV) në Vendin e Numërimit të Votave (VNV)".
Po ashtu, KQZ ra dakord të shtyjë për të mërkurën regjistrimin e kandidatit të pavarur Ilirjan Gaxhenji, i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Fier.
/Shqiptarja.com