Detyrimet e prapambetura, Financat: Janar 2016-Mars 2018, shteti krijon 33.3 mln € borxhe

Pavarësisht nga strategjia e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, përcaktuar në VKM “Për miratimin e Strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit”, qeveria vijon të krijojë detyrime të reja si rezultat i pagesave të vonuara. Në total, sipas statistikave të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shifra që shteti u detyrohet privatëve ka arritur në 4.2 miliardë lekë, afërsisht 33.3 milionë euro borxhe.

Ja si qendron situata e detyrimeve sipas institucioneve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë raporton se detyrimet e krijuara për periudhën nga 1 janar 2018 – 31 mars 2018 janë në vlerën 535.2 milionë lekë si 3-mujor, por kanë arritur në një total prej 1.46 miliardë lekësh, kryesisht referuar detyrimeve të Autoritetit Rrugor dhe Ujësjellës Kanalizimeve. Kështu, sipas sektorëve, janë krijuar këto borxhe: Mirëmbajtje rrugore – 305.1 milion lekë borxhe të reja (883.1 milionë lekë progresiv); Studim dhe Projektim – 55.7 milionë lekë gjithsej; Vendime Gjyqësore – 194.7 milionë lekë (304.7 milionë lekë progresiv); Detyrime të ndërmarrjeve Ujësjellës-Kanalizime – 27.7 milionë lekë (201.3 milionë lekë progresiv). MIE në 3-mujorin e parë të 2018-ës ka paguar 499.7 milionë lekë detyrime të trashëguara për kontratat e mirëmbajtjes së rrugeve.

Ministria e Mbrojtjes, nga ana e saj, raporton 302.8 milionë lekë detyrime të akumuluara. Ndërkohë, kjo ministri referon se nuk ka detyrime të krijuara për 3-mujorin 2018, por, si pasojë e ristrukturimit të qeverisë, trashëgoi detyrimet e programeve “Rezervat e Shtetit” dhe “Emergjencat Civile” nga Ministria e Brendshme.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë raporton që detyrimet e krijuara për periudhën Janar 2017 – Mars 2018 janë në vlerën 23.4 milionë lekë. Në total, MASR ka 101.1 milionë lekë detyrime të akumuluara.

Ministria e Drejtësisë – Totali i detyrimeve të prapambetura për periudhën Janar 2017 – Mars 2018 raportohet në vlerën 76.6 milionë lekë. Totali i detyrimeve të prapambetura për MD është në vlerën 360.2 milionë lekë. Pjesa më e madhe e detyrimeve i referohen kryesisht zërit të “Vendimeve gjyqësore në favor të ish-pronarëve” të Agjencisë së Trajtimit të Pronave ATP.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën Janar 2017 – Mars 2018 raporton se detyrimet për vendime gjyqësore për punonjës të larguar nga puna janë grumbulluar në vlerën 33.2 milionë lekë. Totali i detyrimeve të akumuluara nga MSHMS është 171.9 milionë lekë. Gjatë 3-mujorit të parë të 2018-ës janë paguar 40.4 milionë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, të cilat janë të gjitha detyrime për vendime gjyqësore.

Ministria e Brendshme – Detyrimet e reja të krijuara në 3–mujorin e parë të vitit 2018 janë në vlerën 74.6 milionë lekë. Stoku i detyrimeve për periudhën Janar 2016 – Mars 2018 është në vlerën 710.3 milionë lekë, të cilat u dedikohen kryesisht: 372.9 milionë lekë detyrime të mbartura për ish-punonjësit e larguar të aparatit të MPB, dhe INUK; 202 milionë lekë detyrime të “Gjendjes civile” për shpërblimin e munguar të lindjeve.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka krijuar detyrime për këtë 3-mujor, megjithatë në total ka të akumuluara 396.5 milionë lekë, ku 330 milionë u dedikohen detyrimeve për vendime gjyqësore. Për 3-mujorin 2018 MBZHR ka paguar 20.2 milionë lekë detyrime të trashëguara nga periudhat e kaluara.

Ministria e Financave për periudhën 1 janar 2018– 31 mars 2018 ka 87.9 milionë lekë detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi. Në total, stoku i detyrimeve të akumuluara për periudhën Janar 2016 – Mars 2018 është 193.6 milionë lekë për vendime gjyqësore. Në buxhetin e saj të miratuar për vitin 2018 është planifikuar shlyerja e 102 milionë lekëve.

Ministria e Kulturës raporton që detyrimet për periudhën 1 janar 2018 – 31 mars 2018 janë në vlerën 35.1 milionë lekë, kryesisht vendime gjyqësore të formës së prerë. Stoku i detyrimeve nga Janari 2016 deri në Mars 2018 është 36.5 milionë lekë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Stoku i detyrimeve për periudhën Janar 2016 – Mars 2018 raportohet në vlerën 259 milionë lekë. Shuma e këtyre detyrimeve, e cila rrjedh tërësisht nga vendime gjyqësore, do të bëhet objekt i shlyerjes në muajt në vijim, si pjesë e planit të saj të buxhetit gjatë 2018-2019.

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve – Në total, për periudhën Janar 2016 – Mars 2018 DPT ka akumuluar 195.3 milionë lekë detyrime të prapambetura për vendime gjyqësore lidhur me rimbursimin e TVSH-së. Gjatë 3-mujorit të parë të 2018-ës, DPT ka paguar 42 milionë lekë detyrime për vendimet gjyqësore.

Tabelën e plotë të detyrimeve sipas institucioneve përkatëse e gjeni sot në Shqiptarja.com në versionin print

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU