Detyrimet e prapambetura të bashkive, qeveria synon ndryshimin e ligjit! 30% e fondeve të pashpenzuara të kalojnë për uljen e borxheve

Të paktën 30% e fondeve të pashpenzuara nga Bashkitë do të kalojnë për shlyerjen dhe uljen e detyrimeve të prapambetura. Ky është një nga ndryshimet e ligjit për “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, i hedhur për konsultim publik nga qeveria, i cili synon uljen e detyrimeve të prapambetura të Bashkive, por edhe parandalimin e krijimit të borxheve të reja në të ardhmen.

Sipas pr/ligjit, qeveria synon që llogaria e pagesave për detyrimet e prapambetura të fokusohet tek llogaritë faktike, dhe jo në bazë të parashikimeve në buxhetin vjetor të bashkive. 

Në pr/ligj kërkohet ndryshimi i tre pikave të ligjit ekzistuese, ku në nenin 1, nga “shpenzime të miratuara”, ligji bëhet në “shpenzime faktike”, në mënyrë që  vlera e stokut të borxheve të papaguara të bashkive ndaj palëve të treta të llogaritet ndaj shpenzimeve vjetore faktike dhe jo më ndaj shpenzimeve vjetore të miratuara gjatë buxhetit fillestar. Në relacion thuhet se ndryshimi do të mënjanojë parashikimet optimiste që bashkitë shpesh herë bëjnë për shpenzimet vjetore gjatë miratimit të buxhetit.

Ndryshimi i dytë, prek nenin 60 të ligjit, ku flitet për “Përdorimin e fondeve të trashëguara”. Këtu, qeveria sanksionon në pikën 1 se, fondet e papërdorura nga viti i mëparshëm, jo më pak se 30% e tyre do të shkojnë për shlyerjen e pagesave dhe detyrimeve të prapambetura nga bashkitë me qëllim zerimin e tyre si dhe pagimin e nën huave të papaguara në kohë.

Kryeministri Edi Rama shpesh ka kritikuar bashkitë duke kërkuar menaxhim më të mirë të fondeve, duke publikuar dhe raporte të ecurisë së tyre financiare. Në bazë të të dhënave Vora, Kavaja ishin dy prej bashkive në krizë financiare dhe një seri bashkishë të tjera të cilat paraqisnin probleme të shtuara fiskale.

Stoku i detyrimeve të prapambetura të 61 bashkive të vendit, sipas Ministrisë së Financave, llogaritet në 6.6 miliardë lekë, ku Bashkia e Tiranës, Kavaja dhe Vora janë kanë nivelin më të lartë të borxheve të pashlyera, të mbartura e të krijuara rishtazi.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë