Këngëtarja Albina Kelmendi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë partneri i saj, Valon Vataj, i cili ka publikuar në Instagram fotografinë e të porsalindurit.
Çifti ka mirëpritur një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Trim.
“Trimi jonë! Faleminderit Zotit që na bekoi me një djalë. Lusim Zotin që të rritet me shëndet, me gjitha të mirat, të bëhet fëmijë i mbarë dhe të na bëjë gjithmonë krenarë. Mirë se erdhe në jetën tonë, Trim Vataj!”, shkruan ai krah fotos.
Albina dhe Valoni e njoftuan në prill lajmin e shtatzënisë duke lënë të hapura aludimet për gjininë e bebit pasi postimin e shoqëronin me një zemër në ngjyrë blu.






Komente
Komento