Ministria e Financave ka nisur përgatitjet për të dalë përsëri në tregjet ndërkombëtare në 2027-ën për të marrë një eurobond me vlerë 650 milionë euro, që do të përdoret kryesisht për shlyerjen e një borxheve të mëparshme.
Deri në qershor të vitit 2027 Shqipëria duhet të shlyejë eurobondi 650 milionë euro të marra në 2020-ën, dhe brenda 2028-ës, mbyllet borxhi 600 milionë euro i marrë në 2023-shin.
Tanimë qeveria ka nisur punën për të emetuar një eurobond të ri, prej 650 milionë eurosh, i cili do të përdoret kryesisht për të shlyer huatë e mëparshme.
Ndërsa dy eurobondet e vitit 2021 dhe ai i 2025-ës, mbyllen pas 2030-ës.
Për këtë huamarrje të re, Ministria e Financave po merre edhe mbështetje parapërgatitore nga Erste Group Bank AG është një nga grupet më të mëdha financiare në Evropën Qendrore dhe Lindore, me seli në Vjenë, Austri. E themeluar në vitin 1819 si banka e parë e kursimeve në Austri. Në takim me ta ishte zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj, i cili njofton edhe nisjen e përgatitjeve, ndersa zyrtarisht procedura për emetimin e eurobondit të 8, ku do të kërkohen edhe konsulentët ndërkombëtar, do të jetë gati në shtator.
“Me përfaqësuesit e Erste Group, një konglomerat financiar austriak, i përqendruar në Evropën Qendrore dhe Lindore, diskutuam mbi: Zhvillimet më të fundit makroekonomike; Planet tona për huamarrje në tregjet ndërkombëtare të kapitalit; Bashkëpunime të mëtejshme të partnerëve ndërkombëtarë në ekonominë tonë”, shkruan Yzeiraj.
Gjithashtu takime informuese për daljen e radhës në treg janë zhvilluar edhe përtej oqeanit, me Bank of America banka e dytë më e madhe në SHBA dhe një nga gjashtë më të mëdhatë në botë.
Dalja e fundit në tregjet ndërkombëtare ishte në shkurt të vitit te kaluar, kur u emetua eurobondi 10- vjeçar, me shumë 650 milionë euro me interes 5%.
Referuar raportit të Ministrisë së Financave borxhi i vendit ra për herë të parë në 49.02%, ose afro 3.9% më pak se në fund të vitit të kaluar. Afro 20% e borxhit publik të vendit është marrë në monedhë të huaj.
-
Perpara se gjithash, i kerkoj falje kryeministrit, nga i cili po kopjoj nje paragraf. Bufi i kenetes, amfibet dhe zvarraniket shpellare, u bashkuan ne grup dhe krijuan fondin e " parase dixhitale", Bitcoin .. Nese, financat kane miratuar ndonje ligj per perdorimin e Bitcoin ne transaksione financiare te nje shteti, atehere perllogaritja ndryshon, do te thote qe shkembimi behet midis gruoeve perfaqesuese financiare, ku shteti nuk eshte se ka ndonje rol rregullatori.. Post Scriptum: Mjafton te kenaqet me " qepe gojen" se borxhi financiar eshte ulur...
Përgjigju











Komente
Komento