Detyrimi i avionit të Ryanair të ulet në Minsk, liderët evropianë kërcënojnë Bjellorusinë me kufizim të trafikut ajror ndërkombëtar

Detyrimi i avionit të Ryanair të ulet në Minsk, liderët evropianë kërcënojnë Bjellorusinë me kufizim të trafikut ajror ndërkombëtar

Liderët evropianë kërcënuan se do të kufizonin trafikun ajror ndërkombëtar mbi Bjellorusinë dhe me shumë mundësi edhe transportin e tij tokësor, pasi një aeroplan i Ryanair u detyrua të ulej në Minsk, në atë që konsiderohet nga perëndimi si pengmarrje nga shteti. Liderët perëndimore dënuan incidentin e së Dielës, në të cilin një aeroplan luftarak Bjellorus detyroi aeroplanin të ulej në Minsk dhe më pas arrestimin e një gazetari disident bjellorus.

Vendet perëndimore kërkuan lirimin e 26-vjeçarit Roman Protasevich, themeluesin e një nga pak mediat vendase ende të pavarura dhe që sponsorizohej nga emigrantët.

"Kjo ishte në mënyrë efektive pirateri, e sponsorizuar nga shteti," tha Ministri i Jashtëm i Irlandës Simon Coveney. Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde tha: "Është e rrezikshme, e pamatur dhe natyrshëm BE do të veprojë."

Presidenca franceze deklaroi se një kërkesë i ishte dërguar Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për të pezulluar fluturimet ndërkombëtare mbi hapësirën ajrore Bjelloruse. Ndërkohë që po diskutohet edhe ndalimi i fluturimeve për kompaninë vendase Bjellorusi Belavia në të gjithë  aeroportet evropiane si dhe lidhjet e transportit tokësor.

E megjithatë mundësitë për hakmarrjen e perëndimit duken të vogla. ICAO me bazë në Montreal nuk ka fuqi rregullatore dhe BE nuk ka asnjë autoritet mbi fluturimet që ngrihen dhe zbresin në Bjellorusi ose fluturojnë mbi hapësirën e saj ajrore, përveç fluturimeve të drejtpërdrejta që vijnë ose zbresin në Evropë. Bjellorusia ka hequr dorë nga raundet e mëparshme të sanksioneve financiare të BE dhe SHBA.

Përpara një takimi të planifikuar të 27 udhëheqësve kombëtarë të BE në Bruksel, Kryeministrja Lituaneze Ingrida Simonyte tha se ajo do të shtynte partnerët për të mbyllur hapësirën ajrore të Bjellorusisë për fluturimet ndërkombëtare.

Bjellorusia thotë se po vepronte në përgjigje të një kërcënimi për bombë gjatë fluturimit, megjithëse ajo rezultoi të ishte false. Ajo tha të hënën se kontrollorët  e saj tokësorë kishin dhënë udhëzime për fluturimin por nuk e kishin urdhëruar atë të ulej.

Media shtetërore tha se vendimi për të ndërhyrë ishte urdhëruar personalisht nga Presidenti Alexander Lukashenko.

Rusia në anën tjetër akuzoi Perëndimin për hipokrizi, duke vënë në dukje se në vitin 2013 një fluturim nga Moska në të cilin ndodhej Presidenti Bolivian Evo Morales ishte devijuar për në Austri pasi mendohej  se Edëard Snoëden mund të ishte në bord.

BE dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë disa raunde sanksionesh financiare kundër Minskut vitin e kaluar, të cilat nuk patën asnjë efekt në sjelljen e liderit Lukashenko.


Lajmi kryesor:

Rrëmbeu avionin për të arrestuar një gazetar, BE kërcënon Bjellorusinë me masa ekstreme! Shqipëria i bashkohet thirrjeve për hetim ndërkombëtar


/I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja