Detyrimi i TV për reklamat falas
Media: E çojmë në Kushtetuese

Detyrimi i TV për reklamat falas<br />Media: E çojmë në Kushtetuese
Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare e cilëson një akt banditesk vendimin e Kuvendit dje që miratoi ligjin që detyron televizionet private që të transmetojnë fushatën e partive politike falas.
 
Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare thekson se ligji i miratuar pas arritjes së paktit mes PD dhe PS është antikushtetues dhe bie ndesh me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
 
Në rast se partitë nuk pranojnë që paratë e reklamave të fushatës së tyre t'i paguajë KQZ, atëherë Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare deklaron se ligjin do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa do të vendosë në dijeni edhe ndërkombëtarët, pasi televizionet e kanë të pamundur të financojnë fushatën e partive.
 
Shoqata u bën thirrje të gjitha televizioneve që të mos e njohin këtë ligj grabitqar, pasi u miratua pa u konsultuar me grupet e interesit, fshehurazi, ndërsa deputetët u njohën vetëm pak minuta para votimit.
 
"Reklama falas nga një biznes privat nuk mund të ketë" thuhet në deklaratën e shoqatës ndër të tjera.

Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare
“Me forcën e kartonave, dje, partitë e mazhorancës së re, kanë miratuar në parlament një amendim të ligjit për partitë politike i cili i detyron radiotelevizionet private të transmetojnë falas reklamat e partive politike gjatë fushatës elektorale. Ky ligj është miratuar në shkelje flagrante të Kushtetutes, e cila garanton lirinë dhe mbrojtjen e pronës private në Shqipëri- thuhet në deklaratë. Gjithashtu ligji bie ndesh hapur me dispozitat e Kodit Zgjedhor në fuqi, i cili ka përcaktime të tjera për reklamat në fushatën zgjedhore. Ky ligj, është rasti i vetëm në botë që u jep të drejtë partive politike të detyrojnë mediat e lira dhe private t’u bëjnë shërbim falas. 
Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare e konsideron dhunim të hapur të pronës private dhe shkelje flagrante të lirisë së mediave në Shqipëri. Ky akt banditesk, sipas saj, është një grabitje me ligj e financave të radiotelevizioneve private në interes të ngushtë të partive politike. 
Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare u bën thirrje të gjithë radiotelevizioneve në Shqipëri, të mos e njohin këtë ligj grabitqar, të hartuar dhe miratuar në kundërshtim flagrant brenda një pasditeje, pa u respektuar procedurat parlamentare për hartimin dhe miratimin e ligjeve, pa u dëgjuar më parë aktorët e interesit dhe në fshehtësi të plotë edhe të vetë deputetëve, të cilëve u është vënë në tavolinë vetëm pak minuta para votimit.
Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare u bën thirrje mediave të respektojmë dispozitat e Kodit Zgjedhor në fuqi, i cili prevalon mbi çdo ligj tjetër gjatë fushatës zgjedhore.
Shoqata e Medive Elektronike u bën thirrje mazhorancës së re PS-PD, të respektojë dizpozitat e Kodit Zgjedhor në fuqi sa u përket transmetimit të reklamave në radiotelevizionet private. Reklama falas nga një biznes privat nuk mund të ketë- thuhet në deklaratën e publikuar nga Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare.
Në rast se partitë nuk kanë arritur ti bëjnë kaq lekë, ose nuk duan ti tregojnë lekët që kanë bërë gjatë këtyre viteve në pushtet dhe opozitë, të pranojnë me ligj apo VKM që lekët e reklamave të tyre ti paguajë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç kanë propozuar më parë.
Në rast refuzimi, Shoqata do ta padisë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese dhe do t’i drejtohet gjithë institucioneve ndërkombëtare dhe atyre të mbikqyrjes zgjedhore, duke e denoncuar si akt i grabitjes së pronës private në kundërshtim flagrant me çdo normë ndërkombëtare të funksionimit të lirisë së pronës private dhe lirisë së Mediave.
Radiotelevizionet e kanë të pamundur të financojnë apo sponsorizojnë partitë politike në Shqipëri”- përfundon deklaraten e saj Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare.

Skandal,marrëveshja PS-PD prek lirinë e TV private për fushatë
Skandal! PS dhe PD përmes ligjit që miratuan dje venosën që të detyrojnë televizionet private që reklamat e tyre të transmetohen falas.
 
Pas kësaj marrëveshja të paprecedentë që buroi nga pakti Rama-Basha, PS e PD do të detyrojnë televizionet private të japin falas reklamat për fushatë.
 
Marrëveshja mes dy partive të mëdha do të rëndojë mbi kurrizin e televizioneve private duke i detyruar këto me ligj të veçantë që të transmetojnë falas plot 90 minuta reklamat e tyre për gjatë gjithë fushatës elektorale.
 
Skandali thellohet më tej, pasi ligji është përgatitur me shpejtësi pa asnjë konsultim paraprak me operatorët televizivë dhe është në kundërshtim të hapur duke shkelur hapur gjithashtu ligjin për mediat të propozuar nga OSBE.


tv

Deklarata e plotë



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci