Detyrimi për njoftimin me shkrim të zgjedhësve për zgjedhjet lokale, KQZ ngre shqetësimin: Vetëm 12 bashki e kanë zbatuar raportimin e ecurisë së procesit
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi
Në një njoftim për mediat, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ngritur shqetësimin se nga 40 bashki të cilat kanë raportuar fillimin e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve, vetëm 12 prej tyre kanë 40 bashki kanë raportuar për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve me raportime periodike javore për periudhën 14 janar-27 shkurt.
"Bashkitë Bulqizë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Mirditë, Pogradec, Prrenjas, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Dimal kanë raportuar në dinamikë për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve. Nga këto Bashki vetëm 5 Bashki kanë raportuar për të gjitha njësitë administrative dhe këto janë bashkitë Mirditë, Pogradec, Roskovec, Shkodër dhe Dimal. Vetëm Bashkitë Durrës, Elbasan dhe Fier kanë raportuar periodikisht për njësitë administrative me të dhëna të plota sipas kërkesës së KQZ-së për periudhën e raportimit"-thuhet në njoftimin e KQZ.
Bashkitë të cilat nuk kanë dërguar informacion për ecurinë e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve janë:
1. Bashkia Berat
2. Bashkia Dibër
3. Bashkia Vau dejës
4. Bashkia Pukë
5. Bashkia Fushe Arrëz
6. Bashkia Has
7. Bashkia Lezhë
8. Bashkia Kurbin
9. Bashkia Shijak
10. Bashkia Peqin
11. Bashkia Librazhd
12. Bashkia Patos
13. Bashkia Kuçovë
14. Bashkia Poliçan
15. Bashkia Maliq
16. Bashkia Pustec
17. Bashkia Përmet
18. Bashkia Memaliaj
19. Bashkia Vlorë
20. Bashkia Delvinë
21. Bashkia Sarandë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkoi zbatimin rigoroz të njoftimit me shkrim të zgjedhësve me të dhënat e përbërësve zgjedhorë nga të gjitha bashkitë dhe për të gjitha njësitë vendore në administrimin e tyre.
Kujtojmë se lajmërimi me shkrim i zgjedhësve duhet të përmbajë informacion mbi qendrën e votimit, vendndodhjen dhe adresën e saj, si dhe numrin rendor të zgjedhësit në listën e zgjedhësve të qendrës së tij të votimit.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.6%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
37.6%
Vota total: 101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14