Ndërsa në muajin mars Këshillii i Lartë i Shtetit në Greqi do të jap vendimin për projektin e një sipërmarrjeje për devijimin e lumit Vjosa, tek liqeni i Janinës për ta shfrytëzuar për prodhim energjie, ambientalisti Sazan Guri thotë se ky projekt është një grabitje.
 
Me një vendim të përbashkët, 9 ministri greke në korrik të 2013 ia kanë aprovuar kërkesën e një subjekti privat, për të nisur studimin mbi efektin mjedisor të devijimit të Vjosës. Projekti është kundërshtuar nga tre bashki në Greqi, që preken nga devijimi i Vjosës në territorin grek, por edhe nga ambientaliste. 

I ftuar në studio në A1 Report, ambientalisti Sazan Guri tha se projekti devijon përjetësisht rrjedhën e Vjosës. Guri tha se nga burimi i këtij lumi merret një sasi uji e madhe dhe kjo do të jetë fatale për ekosistemin në territorin e Shqipërisë.  

sazan guri

“Mendoj se në vitin 2013 qeveria greke pasi morri vendimin e 9 ministrave i ka bërë një notë njoftimi qeverisë shqiptare. Ka nevojë për detaje nëse qeveria shqiptare e asaj kohë apo tani ka hyrë në tratativa për këtë devijim. Lumit Vjosa do t’i merret në burim një sasi e madhe uji. Ky devijim ka ndikim në jetën e banorëve të asaj zone, në bujqësi, në turizëm. Do devijohet 40 % nga burimi sipas fjalëve. Kjo është grabitje e të pastër dhe ka shumë  afera që janë të lidhura me këtë devijim. Asnjëherë nuk i merret lumit ujë duke e devijuar përjetësisht”, deklaroi ambientalisti Sazan Guri.

Sazan Guri: Të hënën protestojmë para Ministrisë së Jashtme në orën 11:00 
Ai paralajmëroi se te henen do të zhvillohet një protestë para Ministrisë së Jashtme, ndërsa në Tiranë vjen për vizitë dhe zëvendës Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Hundis. “Në orën 11:00 do të protestojmë para Ministrisë së Jashtme, për dinjitet dhe për mbrojtejen e mjedisit, për mbrojtejen e fëmijëve tanë. Do t’i themi ministrit të Jashtëm shqiptar dhe sidomos  zëvendës ministrit të jashtëm grek se as det nuk ke për të marrë as tokë e as lumë”, deklaroi Sazan Guri.