Policia e Devollit finalizoi me sukses operacionin antidrogë të koduar “Tresteniku” përmes të cilit u sekuestruan 30 kilogram bimë narkotike cannabis sativa.
Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë Julian Bylyku, 36 vjeç, Nikos (Astrit) Medolli, 43 vjeç si dhe Gramoz Vila, 44 vjeç.

Bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bere në vendin e quajtur “Varrezat e Vishocicës”, në Devoll teksa ishin duke transportuar me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, në të cilën kishte ngarkuar bazë ushqimore për bagëti, poshtë së cilës iu gjetën të fshehura 2 çantat me kanabbis.
Kapja dhe arrestimi në flagrancë, i Gramos Vila dhe Nikos Medolli është bërë në Bilisht të cilët po prisnin që të transportonin lëndën narkotike me automjetin tip “Opel Astra”, me targa AA 272 GR.
/Shqiptarja.com