DEVOLL - Një shtetas grek është arrestuar pasditen e djeshme në efektivët e policisë së Devollit për tentativë përdhunimi të një 34-vjeçareje shqiptare.
 
Në fakt ai që ka shkuar i pari në polici ka qenë greku Georgios Karakatsianis, 63 vjeç që ka paditur 34-vjeçaren me inicialet N.H nga Vidohova  e Devollit se i ka vjedhur, duke i marrë atij nga dora shumën prej 100 eurove.
 
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e N.H, nuk u gjetën prova, por gjatë deklarimit të dëshmitarëve si dhe provave të mbledhura në vendngjarje, ka rezultuar se greku Karakatsianis, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 34-vjeçaren.

Pas mbledhjes së provave për tentativën e përdhunimit, 63-vjeçari grek ka përfunduar në pranga, ndërsa lidhur me akuzat e tij për vjedhjen policia e Devollit ka regjistruar vetëm procedim penal në gjendje të lirë deri në verifikimin e mëtejshëm të ngjarjes.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)