DEVOLL- Një përleshje me thikë mes dy të rinjve ka ndodhur rreth orëve të vona, të ditës së enjte, në qëndër të qytetit të Bilishtit.

Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku autori Ermal Fifo ka goditur me thikë disa herë 21-vjeçarin K. Kaso,  i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka arrestuar autorin dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)