DEVOLL- Është djegur gjatë natës në Bilisht makina e punonjësit të Shërbimit të çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Devi Agos. Makina tip 'Hyundai' ishte e parkuar para banesës së Devi Agos në momentin ku ka rënë zjarri rreth orës 02:20 të mëngjesit.
Makina në fjalë ishte e montuar me impiant gazi gjë që mund të ketë shkaktuar defekt dhe më pas zjarrin e rënë, por megjithatë polica ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me shkaqet e vërteta të zjarrit.
Komento