DEVOLL-Një 32 vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur një automjet në afërsi të një lokali në Bilisht.
Arbër Voci, 32 vjeç, banues në fshatin Vishocicë-Devoll ka vjedhur automjetin tip "SMART" me targa AA 138 PG në pronësi të tij të shtetasit S.V, 27 vjeç, banues në Korçë.
Denoncimi është bërë nga pronari i automjetit dhe pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë koordinuan veprimet e tyre, me qëllim që të bëhej i mundur identifikimi dhe kapja e autorit.
Konkretisht, në Zëmblak, në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e strukturave të DVP-Korçë, u bë i mundur ndalimi i mjetit të lartpërmendur, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : "Vjedhja" parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com