DEVOLL - 150 rrënjë opium janë zbuluar nga policia e Korçës, një fshatin Baban, Devoll. Pas kontrollit të efektivave të policisë, bima narkotike u gjet në banesën e Dallëndyshe Spaho.

Opiumi ishte mbjellë në kopshtin e banesës së saj. Ndërkohë bima narkotike u sekuestrua nga policia, ndërsa prangat iu vunë edhe Dallëndyshe Spahos.

Por çfarë është opiumi?
 
Opiumi është një lëndë narkotike në formë të lëngut qumështor që nxirret nga prerja e kapsolës së një bime ende të papjekur të quajtur papaver somniferum. Njihet si qetësues i dhembjeve dhe mbi të gjitha, si qetësues i anksiozave akute dhe agjitacioneve anksioze.

Opiumi konsumohet në shumë mënyra. Më karakteristike është forma e tymosjes në llulla speciale. Janë të njohura dehja euforike dhe efekti stimulues që jep opiumi.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)