Devolliu që mashtroi me të dhënat e diplomates në Ambasadën e SHBA-së! Gjykata lë në arrest me burg mashtruesin që futi në kurth gjithë arsimin

Devolliu që mashtroi me të dhënat e diplomates në Ambasadën e SHBA-së! Gjykata lë në arrest me burg mashtruesin që futi në kurth gjithë arsimin

Ermes Hoxhalli

Duke përdorur të dhënat e një diplomateje të lartë në Ambasadën Amerikane dhe identitetin e mbesës së kryeministrit, ai firmosi së fundmi 19 certifikata elektronike për nxënës dhe një mësues të një shkolle në Vlorë të përfshirë në një projekt fiktiv që premtonte Amerikën.

Një ekspert grafik ndaj firmës së shënuar, deklarata e diplomates para drejtësisë dhe dhjetëra veprime hetimore të kryera në sekret nga një ekip shqiptaro-amerikan, vërtetuan se pas skemës së mashtrimit që preku zyrtarët më të lartë të arsimit në Shqipëri fshihej studenti i arteve Ermes Hoxhalli.

Kjo fabul dhe provat u renditën sërish para gjykatës së apelit nga prokuroria ndaj të akuzuarit për falsifikim kompjuterik dhe të dokumenteve, dhe në përfundim gjykata vendosi ndaj 20-vjeçarit arrestin me burg. Gjykata tha se për këtë masë merr parasysh rrezikshmërinë e veprës që ai kreu.

“Një seri dokumentesh të falsifikuara prej tij dhe që janë provuar si të tilla nga Policia Shkencore në Tiranë janë edhe një shkresë e firmosur nga zëdhënësi i shtëpisë së Bardhë, disa zyrtarë në ambasadë, një dokument i firmosur nga Ministri i Financave dhe shkresa të vulosura nga Interpoli. Të gjitha këto dokumente të kategorisë së rëndësishme në fakt ishin falsifikuar nga Hoxhalli”.

Policia shkencore zbuloi në kompjuterin dhe në telefonin e 20 vjeçarit shkresa të falsifikuara me firma dhe vula të kopjuara në faqe të ndryshme. Nga të dhënat hetimore rezulton e provuar se Ermes Hoxhalli përdori komunikimet virtuale në Instagram dhe në WhatsApp dhe duke premtuar studime në SHBA dhe udhëtime fala.

Ai krijoi profile sikur ishte Klea Rama. Më pas ai futi në kurth Ministrinë e Arsimit dhe sistemin arsimor që lejoi vazhdimin e një projekti në disa shkolla të përfshira në konkurse ku çdo shkollë zgjodhi si kordinatorë edhe mësuesit./TCH

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij