TIRANE - Kryeministria këtë mëngjes është zgjuar ndryshe. Në mjediset rreth saj ka nisur puna e dezinsektimit kundër mushkonjave dhe insekteve të tjera.

Makina e pajisur me elementë dezinsektues i ka rënë rreth e për qark oborrit të kryeministrisë duke spërkatur pemët me lëngun kundër mushkonjave.

Kjo është nisma e filluar prej disa kohësh në zonat bregdetare, si Shëngjini, Vlora, Saranda, por tashmë është vendosur edhe në Tiranë, dhe puna ka nisur nga selia e qeverisë. Ndërkohë pritet që kjo nismë të vazhdojë edhe në zonat e tjera të kryeqytetit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)