Dha dorëheqjen Ceno Klosi, Ministri firmos: Elidjana Çela drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve përkohësisht

Dha dorëheqjen Ceno Klosi, Ministri firmos:  Elidjana Çela drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve përkohësisht

Elidjana Çelaj është emëruar përkohësisht drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, pas lirimit nga detyra të ish-drejtorit të përgjithshëm Ceno Klosi.

Në urdhrin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare thuhet se “Elidjana Çelaj, me pozicion të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Hartimit të Programeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është ngarkuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, me qëllim garantimin e funksionimit të veprimtarisë së përditshme administrative, deri në momentin e plotësimit të vakancës për këtë pozicion pune apo në një urdhër të dytë”.

Emërimi vjen bazuar ligji dhe për shkak të vakancës së krijuar të pozicionit të punës të drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka