Dha 'Ok' për negociatat me Greqinë, Meta: Duam marrëveshje të drejtë

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot dhënien e autorizimit për negociatat me Greqinë. Meta tha se ka pasur një bashkëpunim konstruktiv dhe të dobishëm për të pasur një proces solid për negociata të suksesshme dhe për një marrëveshje të drejtë me Greqinë.

“Kemi realizuar bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të pasur një proces solid nga pikëpamja Kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore, për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje të drejtë me Greqinë. Besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces mjaft solid nga pikëpamja Kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore”, tha Meta.

Lidhur me emrin e Ksenofon Krisafi, i cili iu shtua grupit të negociatorëve, Meta deklaroi se është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe me mjaft eksperiencë.

"Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe i mirëpritur nga ana ime, se është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare, por dhe me mjaft eksperiencë", shtoi Presidenti.

Këto deklarata, Presidenti Meta i bëri pas simpoziumit me temë “Imam Aliu midis traditës dhe modernitetit”, mbajtur me rastin e festës së ‘Nevruzit’, ku ishte i pranishëm dhe vetë Presidenti. Meta e cilësoi këtë simpozium një kontribut për ndriçimin e shpirtit, paqes dhe harmonisë fetare

"I lumtur që jemi bashkë në këto momente në prag të festes së Sulltan Novruzit. Në këto ditë vëmendja, përkushtimi dhe dashamirësia shkojnë për besimtarët bektashinj. Besimi që ju përfaqësoni dhuron përherë shpresë mirëkuptim, paqe dhe harmoni. Vlerësoj idenë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për të trajtuar në simpoziume ide rreth doktrinës bektashiane e rolit të prelatëve të saj. Kontributi filozofik dhe personaliteti i Imam Aliut vazhdon të inspirojë e të ngelet i qenësishëm. Në thelb të veprës së vet Imam Aliu predikoi dhe lartësoi dijen dhe drejtësinë, Vlerat e vërteta njerëzore, paqja shpirtërore dhe progresi shoqërisë e kanë burimin te dituria dhe drejtësia. Bektashizmi përfaqëson një besim tradicional, dije dhe kulturë të konsoliduar në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë do të vlerësoja kontributin, sakrificat dhe mundin e shumë bektashinjve të ndritur me në krye Dede Reshat Bardhin.

Për bektashinjtë tanë Shqipëria ngelet mbi gjithçka! Për lirinë, shkollën dhe kulturën kombëtare ata nuk kanë kursyer as jetën. Ky besim u shndërrua në shekuj në burim dialogu e tolerance, në faktor të rëndësishëm kulture e patriotizmi. Harmonia midis feve në Shqipëri është tashmë proverbiale. Ndaj ne krenohemi me të. Themeluesit e Shtetit Shqiptar u kujdesën me largpamësi që shteti të ngrihej mbi të gjitha besimet dhe në radhë të parë mbi unitetin kombëtar. Ky simpozium sot është një kontribut për ndriçimin e shpirtit, paqes dhe harmonisë fetare",
u shpreh Presidenti Meta.

d.c./shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja