Drejtësia serbe ka dënuar me 30 ditë heqje lirie gjyqtarin e kategorisë së parë Sërdjan Obradoviç, i arrestuar të martën me akuzën se ka favorizuar ekipin Spartak në ndeshjen kundër Radniçkit, vendimtare për arritjen e një vendi në Evropë.

Spartaku fitoi 3-0, duke e mbyllur kampionatin në vendin e tretë të klasifikimit, +3 pikë nga rivalët e Radniçkit.

Sipas akuzës, gjyqtari ka favorizuar dukshëm skuadrën vendase të Spartakut, duke dhënë dy 11-metërsha, njëri prej të cilëve krejtësisht absurd, duke e drejtuar të gjithë takimin në mënyrë të dyshimtë dhe në favor të vendasve.