KOSOVË- Edhe Kosova, njëjtë si Shqipëria, ka regjistruar më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orë, edhe pse me një diferencë shumë të vogël. Brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar 9 viktima nga COVID-i, 116 të shëruar dhe 115 raste të reja.
Ky numër ka ardhur si rezultat i 466 testeve të kryera në 24 orë. Ministria e Shëndetësisë njofton se Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve pozitive brenda një ditë, më konkretisht 41, për t'u ndjekur nga Prizreni dhe Komuna Drenas.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Podujevë.
Komente







